Dëshmia/ Plumb shqiptarit në Itali, tregon për një sherr, por policia nuk e beson dhe…

Jan 13, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri shqiptar, vetëm 17 vjec është qëlluar me armë zjarri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka marrë një plumb në këmbë, i qëlluar me armë të tipit pistoletë, por nga një person që mbetet ende i paidentifikuar nga policia.

karabinieri

Ka qenë vetë i lënduari që ka kërkuar ndihmë, ndërkohë që policia e mbërritur në vend ka nisur hetimet.

Shqiptari ka treguar se kishte qenë dëshmitar në një sherr mes të huajsh dhe më pas ndjeu goditjen që kishte marrë. Por dëshmia e tij nuk i ka bindur karabinierët të cilët po hetojnë për të tjera pista.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura