Dëshmia/ “Morëm denoncim se po shpërndanin para”- Arbër Papleka mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Shkuam për t’i ndaluar, por na qëlluan me armë zjarri

Apr 21, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE

Gazeta “Panorama” ka zbardhur dëshminë e dhënë në Polici nga Arbër Papleka, i dyshuari kryesor si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

pjerin xhuvani vrasje me arme elbasan mjek trupi ne toke1

Papleka është vetëdorëzuar pas vrasje të mbështetësit të Partisë Socialiste.

Në dëshminë e tij i dyshuari thekson se ishte grupi tjetër që qëlloi i pari me armë zjarri, ndërsa ata iu kundërpërgjigjën për vetmbrojtje.

“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura