Dëshmia e të arrestuarve: Gacaj na rrihte me shkop bejsbolli, vendosëm ta vrisnim

Oct 4, 2015 | 6:50
SHPËRNDAJE

Dy të rinjtë e arrestuar si të dyshuar të krimit të dyfishtë dhe plagosjes së një të treti mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, rezultojnë me precedemtë të mëparshëm penalë. Vasiel Çavo dhe Sael Sulaj kanë pranuar autorësinë e vrasjes së dy të rinjve dhe u plagosjes së shtetasit Elvis Gacaj.

“Panorama” mëson se para prokurorit të çështjes Elio Mazreku, dy të arrestuarit kanë pranuar se njiheshin prej mëse dy vitesh me Gacajn por edhe me personat tjerë që ndodheshin në makinë natën kur ndodhi vrasja.

Dy të rinjtë kanë pranuar se shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë gjatë muajve të fundit, aktivitet që e kryente edhe shtetasi Elvis Gacaj me viktimen e vrasjes Kevin Rugova.

Sipas dy të arrestuarve, për çështje droge ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme me Elvis Gacajn, i cili qe nga muaji Shkurt i vitit 2015 deri dhjetë ditë më parë i kishte rrahur disa herë shtetasit Vasiel Cavo dhe Sael Sulaj.
tearresutaririr
Këto rrahje kanë qenë të dhunshme pasi Gacaj përdorte sende të forta dhe shkop bejsbolli duke iu lënë shenja të dëmtuarve’, sic mendohet për cështjet e drogës që ata shpërndanin.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur ta vrisnin Gacajn natën e krimit duke shtënë drejt makinës së tij.

Sipas hetimit, Sael Sulaj është personi që ka qëlluar me armën “Kallashnikov”, në drejtim të makinës së llojit BMë seria 5 ku ndodheshin viktimat. Kjo rmë është gjetur ndërkohë kërkohet pistoleta që mendohet se është përdorur në vendin e krimit nga ana e Vasiel Çavos.

Detaje te tjera nga e kaluara kriminale e dy të arrestuarve, nga te cilat rezulton se Sael Sulaj eshte arrestuar më 15 korrik 2014 për disa vjedhje, dhe sipas policisë banda e tij vidhte dyqane celularësh e qendra tregtare. Për këtë ngjarje, Sulaj dhe 4 të tjerë u arrestuan nga operacioni “thyerja”, por në Gjykatë ai tha se kishte bërë 8 vjedhje në vitin 2014. Ndërsa, Vasiel Çavo rezulton i arrestuar për shitje narkotikësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura