Dëshmia e parë e autorit që vrau 8 kushërinjtë, prokuroria kërkon ekzaminim mendor, por…

Aug 11, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Ndërkohë që në momentin e arrestimit është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë policisë, autori i masakrës me 8 viktima në Selenicë, i riu që vrau kushërinjtë e vet, duke shuar dy dyer ka dhënë edhe dëshminë e parë në polici.

Nderkohe, paralelisht vijon puna e organit te akuzes. Gazetarja e PANORAMA ben me dije se prokuroria ka kërkuar ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme mendore, apo jo.

Por, ne fakt, nje gje eshte e sigurte: Policia ka pranuar se  autori nuk ka pasur te hapur asnje kartelë mjekësore qe te tregoje se trajtohej nga probleme mendore. Nderkohe qetesia gjate deshmise ka bindur edhe me shume per kete, pasi ai nuk ka shfaqur shenja te ndonje problemi mendor.

38821412_206040560259698_45

“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se cfarë kam bërë”- ka thënë autori, teksa ndodhet në komisariat, ku u dërgua pasi u prangos që në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton nga Selenica, gazetarja e PANORAMA.

Por ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë.

“Ata me akuzonin mua per cdo gje qe ndodhte”- ka thënë ai.

Ndërkohe që sipas policise bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24 vjecarin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura