Zbulohen fotot e 32-vjeçares që mbyti gjyshen për florinjtë, gjykata vendos ‘arrest me burg’. Fqinjët: Tronditja kur kapën mbesën

May 25, 2015 | 14:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçaren Xhoana Hila, arretsuar për vrasjen e gjyshes së saj, gjatë grabitjes së florinjve në banesë. “Arrest me burg” gjykata dha edhe per Erando Qatipin, i cili akuzohet se ka bashkepunuar ne vrasjen e te moshuares.

“Panorama” publikon sot fotot e vajzës 32 -vjeçare që është arretsuar me akuzën se vrau gjyshen e saj gjatë grabitjes së florinjve që kishte në banesë.

Bashkë me vajzën, edhe foton e të dashurit të saj, Erando Qatipi, për të cilin vetë vajza thotë se është ai autori direkt i krimit.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë bashkëpunuar prej tre muajsh me metoda speciale të hetimit, duke vënë në përgjim dy të dyshuarit. Ndërhyrja është kryer në momentin që kishte prova të mjaftueshme për t’iu adresuar atyre dyshimet e kryerjes së këtij krimi të rëndë.

ERANDO QATIPI (MAJTAS) XHOANA HILA TE
AKUZUAR PER VRASJEN E GJYSHES

Burime nga Prokuroria e Shkodrës bënë të ditur se çifti i të arrestuarve, Xhoana Hila dhe bashkë- jetuesi i saj pesë vite më i vogël, Erando Qatipi, fillimisht kanë tentuar të mohojnë krimin. Ata kanë deponuar se nuk kishin dijeni për krimin dhe se e moshuara kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Por alibia e tyre është rrëzuar kur janë përballur me provat e mbledhura nga organi i Akuzës, që kishin të bënin me përgjimet në forma të ndryshme, ku mes të tjerash ata kanë diskutuar edhe në lidhje me krimin që kishin kryer në bashkëpunim.

XHOANA HILA

Sipas burimeve, e gjendur përballë këtyre fakteve, 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia ka adresuar autorësinë të dashurit të saj. Ajo ka dhënë shpjegime para prokurorit të çështjes për mënyrën si ka ndodhur krimi. Mësohet se Xhoana Hila ka pohuar se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në dhomën e gjyshes, pas një sherri që ajo ka pasur me bashkëjetuesin e saj, Erando Qatipi.

E arrestuara ka pretenduar se bashkëjetuesi i saj ka pasur sherr me gjyshen dhe në një moment e ka qëlluar dhe pastaj e ka mbytur. Vajza ka pretenduar më tej se ajo ka shkuar në dhomë në kohën kur gjyshja e saj kishte vdekur. Por ajo ka mohuar të ketë bashkëpunuar në krim dhe se qëllimi i vrasjes të ketë qenë grabitja.

ERANDO QATIPI

Ndërkaq, dëshmia e të riut ende nuk është bërë e ditur, pasi sipas të dhënave ai ka heshtur dhe nuk ka pranuar të jetë bashkëpunues me hetimorët. Pavar- ësisht dëshmisë së dhënë nga e reja, dyshohet që ajo të ketë bashkëpunuar në krim.

Zbulimi i dy ditëve më parë se mbesa vrau gjyshen për t’i vjedhur paratë dhe bizhuteritë e floririt ka tronditur jo vetëm familjarët e saj, por edhe banorët e lagjes “Gjuhadol” në Shkodër. Fqinjët e familjes së Xhoana Hilës, 32-vjeçares së arrestuar për krimin bashkë me të dashurin e saj, Erando Qatipi, thonë për gazetën se “çdo gjë e kishim menduar, por se mund ta kishte bërë mbesa e Angjes vrasjen e gjyshes nuk na e kishte marrë mendja kurrë”, thonë ata.

Deshmia e fqinjeve

Babai i autores së akuzuar nga Policia e Prokuroria jeton në këtë lagje, por për të është shumë e rëndë ajo që ndodhi. Jo vetëm që e ëma 82-vjeçare ndërroi jetë pas një krimi, por dhe se gisht kishte vajza e tij e vetme. Në vend të tij flasin fqinjët, të cilët e dënojnë ngjarjen. “Na vjen keq edhe për Angjen, pasi asaj i paska dalë shpirti me mundime të mëdha. Familja Hila ka qenë dhe mbetet një familje e nderuar dhe e respektuar në lagjen tonë, njerëz punëtorë që janë rritur me mundime, ndaj një ngjarje e tillë na ka shokuar të gjithëve”, thotë Ndoci, një fqinj i familjes Hila.

Në fakt, familja Hila kishte muaj që e ka përjetuar me dhimbje humbjen e nënës së tyre, pasi nga sa ata kanë parë në momentin pas vdekjes, e kanë pasur të qartë se nënën ua ka vrarë një person që kishte shkuar të grabiste në shtëpi. Megjithëse kanë kërkuar nga Policia që të hetojë ngjarjen, nuk e kanë çuar në mend se vajza e familjes do të ishte autore. Burime të Policisë thanë se pas mbajtjes nën mbikëqyrje të çiftit të ri, është arritur të konkludohet se ata janë autorët.

Ditën e lëshimit të urdhrit të arrestit, 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 27 vjeç janë ndaluar në Tiranë dhe më pas u shoqëruan drejt Policisë së Shkodrës. Megjithatë, ende sot se nuk është përcaktuar se cili nga dy personat e ndaluar është autori i vrasjes së 82- vjeçares. Nga këqyrja e trupit të viktimës, tre muaj më parë, Policia gjeti shenja gishtash në pjesën e qafës.

Ato çuan grupin hetimor për të hapur çështjen për vrasjen e të moshuarës Angje Hila. Gjatë procesit hetimor, shenjat e gjetura u dërguan në laborator. Tashmë me ndalimin e Xhoana Hilës, si dhe të dashurit të saj, pritet të bëhet krahasimi i gjurmëve të tyre për të përcaktuar se cili është autori i vërtetë i mbytjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura