Dëshmia e italianit/ ‘Si më vdiq në duar punëtori shqiptar 21-vjeçar’

Jun 27, 2016 | 11:17
SHPËRNDAJE

“Vdiq në krahët e mi, ishte shumë tronditëse”. Kështu e përshkruan Gabriele Germiniasi, pronari i firmës në Bozzolo, ku humbi jetën një i ri shqiptar, pasi u ndje keq teksa punonte në vapë.

vendi

Mediat italiane, duke iu referuar policisë zbulojnë identitetin e shqiptarit. Ai quhet Denison Hebibasi, vetëm 21-vjeç. I riu u gjet pranë një kanali me ujë, e sipas hetuesve aty kishte tentuar ndoshta të freskohej, nga vapa e madhe.

Ai së bashku me shqiptarë të tjerë ishin pjesë e një ekipi punëtorësh, që po merreshin me punime në Bozzoli.

Duket se gjatë punës në ndërtim, Denisoni ishte shkëputur nga grupi, dhe u gjet më pas parë një kanali, i pajetë.

“E gjetëm në ujë, nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur. E nxorëm jashtë dhe dukej se ishte ende gjallë. Telefonova 118, duke i kërkuar operatorit që ambulanca të vijë sa më shpejt sepse djali ishte pa ndjenja”- tregon Germinaisi.

Ai shton më tej se e afruan në një zonë me hije dhe tentuan t’i bënim masazh për ta sjellë në jetë.

“Telefonova disa herë ndihmën e shpejte, posi ambulanca nuk po vinte. U deshën 23 minuta që ambulanca të vinte. Per fat të keq nuk kishte shprese, tentuan edhe njëherë masazhin, por djali nuk kishte shenja jete”- tregon ai.

Sipas tij, autopsia do të tregojë c’ka ndodhur, por ai thotë se me shumë gjasë ai është ndjerë keq, ose ndoshta gjithçka ishte nga një infarkt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura