Vendimi/ Dëshmia e Bitrajt: Paratë i humba, 5-6 milionë ua kam borxh pikave të basteve

Mar 4, 2015 | 8:21
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës zbardh dëshmitë e dhëna në Prokurori nga Ardian Bitraj, i akuzuari për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Deshmi qe “Panorama”, e publikon sot te plote. 

Ardian Bitraj në Gjykatë

Deklarimet e plota të Bitrajt, i vetëdenoncuar për vjedhjen, si dhe ish-vartëses së tij Mimoza Bruzia, janë pjesë e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Tiranës ndaj dosjes së parë të ish-punonjësve të BSH. Bëhet fjalë për vendimin e shpallur më 19 shkurt, i cili është zbardhur ditën e djeshme.

Në këto deklarime të dhëna më 21 dhe 22 korrik 2014, Bitraj dhe Bruzia kanë rrëfyer detaje nga supervjedhja në Bankën e Shqipërisë, mekanizmin dhe bisedat e përbashkëta për riparimin e saj.

DESHMIA E BITRAJT

Deklaroj se në muajin maj apo qershor të vitit 2010 kam arritur të përvetësoj lekë nga arka për veprim. Në këtë periudhë unë ushtroja detyrën e përgjegjësit të arkës për veprim. …Këto lekë unë kam arritur t’i marr gjatë kohës që kam ushtruar këtë detyrë, nga muaji maj/qershor i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2011. Kjo punë ka vazhduar dhe më pas, deri në mesin e vitit 2012. Në këtë periudhë unë kam vazhduar të marr lekë nga arka për veprim, pasi akoma përgjegjë- si i ri Petrit Ramohitaj nuk ishte i ngarkuar në këtë punë. Unë kisha krijuar mirëbesim që të futesha në ambientet e kësaj arke. Dua të shpjegoj se në fillim kam arritur të marr shuma nga 1.500.000 deri ne 2.000.000 lekë. Në ditë të caktuara kam arritur të marr nga arka për veprim dhe 10 milionë lekë dhe më pas t’i nxjerr nga banka. … Në arkën për veprim kanë qenë të instaluara kamera, të cilat mbulonin vetëm aneksin dhe zyrën e arkës, ndërsa vendi ku gjendeshin lekët nuk ka pasur kamera, pra nuk mbulohej nga kamerat. Unë kam arritur të marr nga fondet e gatshme, gjatë kohës që unë isha vetëm në ambientet e arkës, pra kur ishte aktive dhe kur dy punonjësit largoheshin nga arka për arsye të ndryshme.

PROCESI I VJEDHJES

Këto fonde gjendeshin në arka druri të mbyllura me 6 fasheta metalike dhe 2 fasheta plastike. Unë arrija të zbërtheja fashetat, merrja sasi të caktuara lekësh brenda në arkë dhe më pas i sistemoja arkat e prekura në një mënyre të tillë që ishte e pamundur të konstatohej nga një inventarizues i institucionit. …Unë i sistemoja arkat në mënyrë të tillë që inventarizuesi ta kishte të pamundur inventarizimin e një arke të prekur. Gjithashtu, arkat e prekura unë i mbushja me libra, apo sende te tjera që të mos humbnin peshën.

Gjatë gjithë kohës unë kam prekur arkat me prerje 5-mijëshe dhe lekët që merrja unë i fusja nëpër rrobat e trupit. E theksoj edhe një herë se ka pasur raste që kam nxjerrë brenda ditës nga banka dhe 10 milionë leke. Lekët i merrja nga arkat një herë në muaj, apo një herë në dy muaj, por nuk kisha caktuar ndonjë rregull. Gjatë kohës që kam punuar si përgjegjës i arkës për veprim, kam arritur të prek rreth 6 apo 7 arka dhe vlera e lekeve të marra duhet të jetë sipas meje rreth 600 milionë lekë të rinj, pra 6 miliardë të vjetër. Deklaroj se unë kam arritur të marr lekë nga banka dhe këto dy muajt e fundit, në detyrën e përgjegjësit të arkës stok, duke prekur lekët e dëmtuara, të cilat ishin programuar për t’u asgjësuar. …Duke pasur çelësat dhe kombinatorin, kam arritur të hyj në ambientin ku gjendeshin lekët e dëmtuara dhe kam tërhequr një shumë rreth 120 milionë lekë të rinj. Këtë shumë kam arritur ta tërheq 3-4 herë brenda dy muajve të fundit, pra në muajt maj-qershor të këtij viti. Gjithashtu, ambienti ku janë lekët është i survejuar nga kamerat.

“I LASHE NE LOTO”

Dua të shpjegoj se e gjithë sasia e marrë prej 7.2 miliardë lekësh të vjetër në Bankën e Shqipërisë janë përdorur nga ana ime për të luajtur loto sporti. Shpjegoj se pjesën më të madhe të këtyre lekëve e kam lënë në lotot e lagjes sime, në rrugën “Fortuzi” dhe “Prokop Myzeqari”, pikat bastesh të cilat unë jam në gjendje t’i identifikoj. Konkretisht te lotoja që ndodhet poshtë pallatit tim 12-katësh, te dy pika të tjera lotosh që ndodhen te një godinë 2-katëshe, anës rrugës “Fortuzi”, ngjitur me dyqanin e mishit. Kam lozur në dy pika lotosh të tjera që janë ngjitur me tavernën “B… Xh…”.

BRUZIA E DINTE”

Në momentin që unë kisha prekur arkën për veprim gjatë kohës që isha përgjegjësi i kësaj arke dhe prekja arriti në ato nivele që unë nuk kisha mundësi rikuperimi, vura në dijeni dhe punonjësen Mimoza Bruzia, ndërsa punonjësi tjetër nuk kishte dijeni. Duke menduar se Mimoza do të arrinte të më zbulonte diferencën në arkë, i tregova që kam prekur arkën, por me premtimin që do ta zëvendë- soja. Njëkohësisht ajo konstatoi diferencën 4 milionë lekë dhe më kërkoi që t’i zëvendë- soja këto lekë. Më tej ajo ka qenë në dijeni dhe të lekëve që kam arritur të marr, por kam përshtypjen pa e ditur sa lekë kam arritur të marr. Për sa u përket lekëve që i përkisnin fondeve për asgjësim, ajo nuk ka dijeni, pasi nuk ka të bëjë fare me këtë arkë. Gjithashtu, nuk kanë dijeni dhe dy punonjësit e tjerë të kësaj arke. Po, kam detyrime në vlerën 5- 6 milionë lekë të rinj dhe pikërisht dy lokaleve të bastit që ndodhen afër dyqanit të mishit në rrugën “Fortuzi”.

DESHMIA E MIMOZA BRUZIAS

Deklaroj se, sipas rregullores së arkës për veprim, unë kisha për detyrë që të hynim treshe si komision, në arkë, gjë të cilën nuk e kemi zbatuar. Deklaroj se komisioni që ishte i përbërë nga tre veta, sipas rregullores duhej të hynim në arkë, të tre, gjë e cila nuk është bërë vazhdimisht, pasi një nga arsyet e thyerjes së rregullores ishte ngarkesa e madhe e punës. …Kishim krijuar dhe një mirëbesim me njëri- tjetrin pasi ushtronim detyrën bashkë dhe kishin krijuar komunikim të mirë, të ndërsjelltë. Sqaroj që këto arka ne i marrim nga zyra e arkës stok që vijnë prodhim lekësh nga jashtë.

Këto arka hapeshin nga shefi i zyrës, Ardian Bitraj. Arkat ishin me numra dhe çdo arkë kishte prerje të ndryshme lekësh, që varionin nga prerjet 5000 mijë lekëshe të rinj, 2000, 1000, 500 dhe 200 dhe ishin standarde 20 000 copë. Këto arka që hapeshin, plotësoheshin me përpunimin nga salla, por gjithnjë me regjistra, në lidhje me lekët që merrnim dhe jepnim te salla e përpunimit. Ne kur bënim gjendjen e arkës, unë dhe Ardiani, pasi specialisti tjetër F. rrinte si vrojtues, pasi bënim gjendjen, kam konstatuar dhe më ka thënë dhe vetë Ardian Bitraj, kur kam ardhur nga leja, se kishte mungesë të kartë- monedhave. Unë i kam konstatuar këto mungesa dhe Ardiani, meqë ishte përgjegjës i zyrës, më ka thënë se do të bisedojë vetë me drejtorin e Departamentit Dorjan Çollaku. Këtë gjë ai e ka bërë më datë 21.07.2014, duke i thënë atij. Më ka thënë vetë në te1efon se do të shkoj të hënën dhe t’i raportoj, duke i thënë drejtorit për mangësitë në arkë. Më ka marrë përsëri në te1efon kur më tha se i thashë drejtorit të Departamentit në lidhje sa më sipër.

Sqaroj se Ardiani më ka thënë se luante loto (baste sportive) gjatë kësaj periudhe. Mangësitë në arkë vinin se ai prekte arkën, duke marrë kartëmonedha, duke i futur nëpër xhepa të pantallonave e xhupit. Deklaroj se në zyrë duhej të hynim të tre ne si punonjës, gjë e ci1a nuk është zbatuar asnjëherë, për shkak dhe të punëve që deklarova më lart. Kishim besim të tepruar te njëri-tjetri. Arka për veprim kishte dy çelësa të derës së blinduar. Këta çelësa i mbanin të ngarkuarit me vlera. Një e kisha unë dhe një çelës F. dhe kur ikja unë ose F., e mbante Li1jana. Kodin e kishte përgjegjësi i zyrës, Ardian Bitraj.

Arka hapej në orën 08:00 të mëngjesit nga ne të tre dhe mbyllej po nga të tre, në orën 16:00. Gjatë ditës ne i linim çelësat në derë pasi kishim punë, pasi hynim dhe di1nim nga arka ku kryenim veprime të tjera, me zyrën e përpunimit, bankat etj. Deklaroj se në muajin shtator të vitit 2011, kur kam marrë lejen e zakonshme, mua më ka zëvendësuar Liljana Tusha, përgjegjëse e zyrës së arkës për veprim, ka bërë ndërhyrje në arkë duke marrë kartëmonedha në sasi të mëdha gjatë këtij muaji, pasi një arkë ka 20 000 mijë copë kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe janë marrë vetëm prerjet 5000 lekë të rinj. Një arkë ka 100 milionë lekë të vjetër. Inventarizimin mund ta bënim çdo javë, apo çdo muaj, nuk e kishim të fiksuar me rregullore. Unë nuk e di sa mund të jetë shuma e vjedhur në këto arka dhe sa herë kemi bërë inventarizimin.

DIALOGU ME BITRAJN

Po, unë i kam thënë atij që t’i zëvendësonte këto mungesa që ai kishte marrë. Ai s’kishte mundësi mesa kuptoja, pasi luante loto mesa më thoshte. Sqaroj se në lidhje me hapjen e arkës, atë e bënte Ardiani. Kam parë dy herë veprimet që Ardiani ka marrë kartëmonedha të prerjeve 500-lekëshe, në sasinë 10 manceta. Një mancetë ka 100 copë, prerje 5000 mijë lekëshe. Herë të tjera unë nuk kam parë. Ai mund ta ketë bërë dhe vetë këtë veprim, pasi çelësat e arkës rrinin në derë dhe ne si punonjëse kryenim veprime të tjera në bankë.

Dhe në këto raste kur unë e kam parë atë duke marrë kartëmonedha, unë i kam thënë: çfarë po bën?! Ai më është përgjigjur se për këtë gjë kam përgjegjësinë vetëm unë dhe se do t’i them drejtorit të Departamentit dhe se këtë veprim e bëj pasi e kam litarin në fyt pasi kishte lënë lekë në loto. Dhe ai shpresonte që të fitonte dhe t’i zëvendësonte lekët që kishte marrë, gjë e cila nuk është bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura