Dëshmia e azilkërkueses në Gjermani: Ika nga Shqipëria se merrja 2.800 lekë. Mbarova Ekonomikun e s’gjeta dot punë as si pastruese

Apr 20, 2015 | 21:20
SHPËRNDAJE

Teksa numri i atyre që çdo ditë drejtohen në zyrat e pasaportave apo në kufi, për t’u larguar nga vendi, është i madh, në media po drejtohen përditë edhe persona të cilët janë zhgënjyer nga jetesa si persona në kërkim të azilit në vendet e BE.
[portfolio_slideshow] 

Në emisionin ‘Njerëz në Fokus’, të moderatores Ola Bruko në ‘News 24″, një dëshmi e një 27­-vjeçare shqiptare, që tashmë kërkon azil në Gjermani, sjell një panoramë të asaj që përjetojnë ata që ikin në Gjermani për azil.

E reja rrëfen arsyet që e detyruan të ikte nga Shqipëria.

“Kemi 3 muaj që jetojmë në Gjermani. Aty në Shqipëri jetonim në varfëri. Trokitëm në çdo derë, por askush s’na mbështeti. U larguam nga Shqipëria për arsye ekonomike, shteti shqiptar na jepte vetëm 2.800 lekë. Unë mbarova Ekonomikun, por nuk gjeta punë as si pastruese”, rrëfen ajo.

Ndërsa nënvizon se ikja ka qenë me dëshirë, individuale dhe jo e nxitur apov organizuar nga persona të tjerë.

Në emision janë publikuar edhe foto të ambienteve ku jetojnë azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani. Fot0, të cilat janë siguruar nga gazetari i News 24 Enrik Mehmeti.

Në studio “ Njerëz në fokus” mbërriti dhe një tjetër dëshmi, nga një qytetar nga Vlora, i cili prej tre muajsh ishte larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil politik. Gjatë lidhjes telefonike, qytetari pohoi se kishte lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë dhe se udhëtimi i kishte kushtuar 400 euro. Teksa i është përgjigjur pyetjes së moderatores, azilkërkuesi ka deklaruar se ndihet pesimist në lidhje me kërkesën e tij për azil, pasi mendon se shteti gjerman do ta deportojë. 

Dëshmia

Zotëri, në kë qytet të Gjermanisë jetoni aktualisht?

Kam 3 muaj që kam ardhur në Gjermani. Si fillim u vendosa në një azil, e tani jetoj në Dortmund në një shtëpi me qera.

Nga cili qytet i Shqipërisë jeni?

Jam nga Vlora.

Përse vendoset të largoheshit?

Për një jetë më të mirë

Keni ikur i vetëm në Gjermani?

Po, kam ikur vetëm

Si u nisët? Kë kontaktuat?

U nisa i vetëm. U lidha me një agjenci dhe më pas me tren. Deri në Itali shkova me tren, e pastaj drejt Gjermanisë.

Keni shpresë të merrni azil?

Mesa po shoh s’kam mundësi

Sa ju kushtoi udhëtimi?

Udhëtimi më kushtoi 400 euro

Ku u stresuat si fillim?

Në Myhni

Sa veta ishin në një dhomë?

Varet, nëse është dhomë e madhe edhe mbi 10 persona. Kushtet nuk ishin të mira.

Sa ju jepte shteti gjerman?

Na jepte 300 euro në muaj

Si do ja bëni nëse ktheheni në Shqipëri?

Nuk e di se si do më shkoj jeta nëse vi aty apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura