Dëshironte më shumë të ardhura, talenti tenton të kalojë emigrantët me gomone, por dështon…

Feb 3, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Një histori e veçantë ka ndodhur me futbollistin maroken, Jasin Maju, i cili nisi një rrugë të vështirë për të siguruar të ardhmen e tij.metanastes

Lojtari i skuadrës së Rs Berkane në Marko, konsiderohet si një nga talentet më të spikatura në vendin e tij. Pikërisht ky i fundit, tentoi të kalojë 18 emigrantë nga vendi i tij, drejt vendeve të Europës.

23-vjeçari kishte blerë një gomone dhe për një shumë 2 mijë e 800 euro, iu kishte premtuar 18 personave se do i kalonte në vendet europiane.

Megjithatë Jasin Maju, i ka dështuar plani i tij teksa është ndaluar nga policia dhe i ka pranuar të gjitha akuzat në drejtim të tij.

Lojtari është shprehur se dëshironte të kishte një të ardhme më të mirë dhe për këtë arsye vendosi të niste diçka që nuk lejohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura