Dëshironi një shtëpi në mal me ajrin e pastër e pamjen e mrekullueshme? Ky qytet jua ofron falas

Nov 2, 2019 | 21:20
SHPËRNDAJE

Një qytet i bukur i Italisë me pamje madhështore dhe gjithëpërfshirëse po ofron shtëpi falas për të joshur banorët e rinj.

Kryetari Vincenzo Giambrone tha se “dhemb” kur sheh shtëpitë e mrekullueshme dhe të vjetra që braktisen në qytetin e tij të lindjes, Cammarata, në Siçili.

1

Ai i tha për “CNN” se do kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të mos parë qytetin e tij të shkatërrohet.

“Unë nuk mund të qëndroj ta shoh këtë qendër të mrekullueshme historike të zbrazët dhe të shndërrohet”, tha ai

Qyteti është i vendosur në male, rreth 40milje në juglindje të Palermos dhe 22 milje në veri të Agrigento, me një pamje absolutisht të bukur.

4 3 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura