Dëshiron të transferohet në Mynih, sulmuesi i bën presion klubit

May 9, 2019 | 19:07
SHPËRNDAJE

Me largimin e Frenk Riberisë dhe Arjen Robenit në fund të sezonit, te Bajerni i Mynihut ka nisur që të bëhet edhe më i fortë presingu ndaj sulmuesit anësor të Lajpcigut, Timo Verner.

Verner

Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën aktuale, por ndërkohë drejtuesit bavarezë jo vetëm i kanë garantuar një kontratë 23-vjeçarit, por po e shtyjnë atë që të bisedojë me Lajpcigun edhe çështjen ekonomike të kartonit të tij.

verner

Duke qenë se është në skadencë kontrate, Bajerni i ka propozuar 25 milionë euro, por Lajpcigu kërkon 60 milionë, madje duke kërcënuar se mund ta shesë diku tjetër lojtarin.

timo verner

Por së fundmi ka qenë vetë Verner i cili ka kërcënuar drejtuesit se vetëm për të shkuar te Bajerni është gati që të qëndrojë edhe një tjetër vit në skuadër, për t’u larguar verën tjetër me parametër zero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura