Deschamps: Shqipëria e ka merituar kualifikimin

Oct 12, 2015 | 15:18
SHPËRNDAJE
Shqipëria kualifikohet në Euro 2016 si e dyta e grupit I me 14 pikë duke lënë pas Danimarkën që me dy pikë më pak se kuqezinjtë shkon në play-off.

Verdikti final mund të mos i ketë pëlqyer danezëve por një opinion i pakontestueshëm mbi meritat e ekipit të Gianni de Biasit për kualifikimin në Euro 2016 vjen nga një zë i paanshëm dhe me reputacion.

goli
Është trajneri i Francës mikrpitëse të Europianit Didier Deschamps që e thotë qartë dhe prerë se Shqipëria ka merituar të shkojë në eventin kontinental më shumë se nordikët. Opinion që merr më tepër pershë po të marrim parasysh se Deschamps është përballur me të dyja skuadrat në këtë fushatë eleminatoresh.

Për trajnerin e Francës është dicka mëse normale që Shqipëria të shkojë në Europian në kurriz të Danimarkës, sic është shprehur Deschamps në një intervistë për të përditëshmen daneze “Berlingske”. Të dielën Franca e Deschamps mposhti pa u djersitur shumë 1-2 në Kopenhagen Danimarkën, me gjelat që shënuan dy gola me Olivier Giroud brenda pesë minutave.

Pas ndeshjes Deschamps është shprehur se nuk është surprizë që Shqipëria shkon në Europian poas fitores me Armeninë ndërsa Danimarka që ka qenë një skuadër më e dobët se sa kuqezinjtë në këto eleminatore duhet të varë shpresat te play offi.

”Shqipëria na ka hapur më shumë probleme se sa Danimarka, – ka deklaruar Deschamps duke shtuar, – Kështu që në bazë të kësaj kuptohet se dy ekipet që kanë avancuar në kualifikimin direkt në Europian, (Portugalia dhe Shqipëria) e kanë merituar dicka të tillë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura