Derri shkakton aksidentin e trefishtë, plagoset 26 vjeçari shqiptar

Jan 20, 2021 | 19:26
SHPËRNDAJE

Një aksident jo fort i zakontë është regjistruar natën e shkuar në komunën e Montopoli në Itali.

dddd

Një 55 vjeçar, duke drejtuar një Opel Astra, për shkak të shpejtësisë së lartë, nuk mund të shmangte përplasjen me një derr të egër që u shfaq papritmas në rrugë. Shoferi doli për të kontrolluar dëmtimin e makinës dhe për të kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, një 55 vjeçar nga San Miniato ndaloi drejtimin e një Rav 4 për ta pyetur.

Brenda pak sekondash pa mbaruar ende fjalinë, në të njëjtin drejtim vjen një kamionçinë Golf po me shpejtësi të lartë, e drejtuar nga një 26 vjeçar me origjinë shqiptare banues në Montopoli.

Mjeti i tij goditi makinën Opel Astra u rrotullua dhe përfundoi në fushë. Për pasojë, shqiptari mbeti i plagosur fatmirësisht jo në rrezik për jetën. Kufoma e derrit të egër u gjet nga punëtorët dhe u transportua në incenerator për shkatërrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura