Dermatologët ndajnë këshillat më të këqija për kujdesin e lëkurës që kanë dëgjuar ndonjëherë. Ja nga çfarë duhet të bëni kujdes

Oct 27, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Lëkura është organi më i madh në trup, dhe kujdesi për të është çelësi për ta mbajtur trupin të shëndetshëm.

Por disa mite për kujdesin e lëkurës nuk janë thjeshtë të padobishme, por mund të dëmtojnë vërtet shëndetin dhe pamjen tuaj, sipas “Bright Side”.

  1. “Ushtrimet speciale do të largojnë rrudhat e imëta”.

kujdesi ndaj lëkurës (7)

Një stërvitje në fytyrë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Lëkura jonë është elastike, dhe vënia në lëvizje e muskujve e tërheq atë. Shumë nga rrudhat krijohen nga aktiviteti i tepërt i muskujve.

  1. “Pasta e dhëmbëve do të më thajë puçrën”.

kujdesi ndaj lëkurës (3)

Megjithëse mentoli në pastën e dhëmbëve ka një efekt ftohës dhe mund të zvogëlojë përkohësisht ënjtjen, aplikimi i tij në fytyrë mund të shkaktojë irritim. Pasta e dhëmbëve është prodhuar për dhëmbët dhe ka një nivel bazë pH (pehazhi). Lëkura ka një pH të caktuar dhe prishja e tij mund të shkaktojë skuqje dhe djegie.

  1. “Bronzeri pastron aknet”.

kujdesi ndaj lëkurës (6)

Bronzeri mund të mbulojë përkohësisht skuqjen e puçrrave. Dielli than lëkurën e yndyrshme , dhe si përgjigje, ajo prodhon më shumë vaj, gjë që mund të shkaktojë më shumë puçrra. Përdorimi i ilaçeve për të trajtuar aknet e bën lëkurën më të prekshme nga rrezet ultra violet, të cilat mund të çojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës.

  1. “Unë mund të përdor vaj kokosi në vend të kremit hidratues”.

kujdesi ndaj lëkurës (4)

Vaji i kokosit ka shumë përfitime shëndetësore dhe mund të ndihmojë në luftimin e njollave, por nëse keni lëkurë të yndyrshme mund të shkaktojë edhe më shumë puçrra. Vaji i kokosit bllokon poret. Përdorimi i tij mund të rezultojë në inflamacion të lëkurës.

  1. “Lëkura ime është aq e yndyrshme, sa duhet ta laj më shumë”.

kujdesi ndaj lëkurës (5)

Pastrimi i tepërt i fytyrës mund të jetë po aq i dëmshëm sa të mos e bëni fare. Shtresa e jashtme e lëkurës përmban yndyrna që e mbrojnë atë nga ambienti, dhe prishja e këtij ekuilibri mund të rezultojë në inflamacion.

  1. “Nuk kam nevojë për krem ​​dielli nëse punoj në zyrë tërë ditën”.

kujdesi ndaj lëkurës (2)

Edhe nëse shumicën e kohës e kaloni në ambiente të mbyllura, përsëri duhet të mbroni lëkurën nga dëmtimi i diellit. Xhami i dritares bllokon vetëm disa  rreze ultra violet, por nuk mund t’i bllokojë të gjitha në mënyrë të barabartë.

Ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë rrudha, njolla dielli dhe kancer të lëkurës, dhe vendosja e kremit kundër diellit është një hap thelbësor në mbrojtjen e lëkurës.

  1. “Plasja e një puçrre do ta ndihmojë atë të zhduket më shpejt”.

kujdesi ndaj lëkurës (1)

Shtrydhja e puçrrave në mënyrë të rastësishme mund të shkaktojë infeksion. Nëse jeni duke e bërë këtë në shtëpi, ju mund të shtyni përmbajtjen brenda puçrrës më thellë në lëkurë, gjë që mund të shkaktojë puçrra më të dukshme dhe më të dhimbshme. Për të hequr qafe një puçërr, është më mirë të vizitoni një profesionist të shëndetit të lëkurës për të marrë një trajtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura