Deri në Tiranë për të mbështetur skuadrën e zemrës, tifozët e Romës e shndërrojnë Amfiteatrin te Liqeni Artificial në stadium të dytë

May 25, 2022 | 22:27
SHPËRNDAJE

Amfiteatri te Liqeni Artificial në Tiranë është kthyer në një stadium të vogël mbrëmjen e sotme.

Tifozët e Romës që kanë ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, në pamundësi për të qenë të pranishëm në stadium kanë zgjedhur të bëjnë tifo nga fan-zone në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Në videon që sjell Panorama.al duket se atmosfera është mjaft e zjarrtë dhe tifozët presin me kërshëri rezultatin final, me shpresën se do të kthehen në shtëpi me kupën e Conference League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura