“Deri në 2029 s’do ketë më të mirë se ne!”- Rama flet për rotacionin e pushtetit dhe mbylljen e Shqipërisë: Mos dëgjoni Monikën! S’duam të shkojmë drejt….

Oct 31, 2020 | 11:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga kantieri i aeroportit të Kukësit i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë Monika Kryemadhin, kur kjo deklaron se “COVID-i nuk ekziston”.

Rama ka thënë sot se maska dhe rregullat janë të bezdisshme, por sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që të shmanget tejmbushja e kapaciteve spitalore dhe të  çojë sistemin në kolaps.

Kryeministri tha se nëse shifrat behën marramendëse atëherë do detyrohet të vendoset një mbyllje tjetër për vendin.

Mos dëgjoni Monikën kur thotë që COVID-i nuk ekziston dhe të shkoni në Kisha e Xhamia se nuk ju lë Perëndia të infektoheni. Është shumë e rëndësishme që ato pak rregulla të bezdisshme në fakt, unë e kam bezdi të madhe që sapo mbyll fjalën duhet të vë maskën, kur dal nga shtëpia vë maskën.

Por s’ka një rrugë tjetër që të ndihmojnë sistemin e shëndetësisë të bëj punën e vet se problemi kryesor me këtë mallkim është që nëse numrat bëhen marramendës s’ka më shtretër dhe ne në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojmë aty dhe unë nuk dua që në asnjë mënyrë ta mbyllim prape Shqipërinë. Të mbyllim prape bizneset dhe të mbyllim prape punën. Prandaj ju lutem shumë, respektoni rregullat, vini maskën dhe kini shumë besim që ne”, tha Rama.

Ndërkohë që duke folur për situatën politike, ai tha se “Shqipëria s’ka parë ndonjëherë më të mirë se qeverisja e tij” dhe se PS do qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë dhe sipas meje.  Në 2021 jo e jo, deri në 2029 s’do ketë. Deri në 2029 do jenë bërë gati ata që po mësojnë me librat e Oksfordit, Kembrixhit dhe Prisonit, dhe ata pastaj s’do presin platformat tona për të aplikuar, por do vijnë dhe kë do gjejnë aty, s’e mua s’do më gjejnë, do e marrin përpara!”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura