Derhemi ia thotë në sy Veliajt: Nuk lejojmë te preket një centimetër nga teatri, është Jeruzalem për ne

Jun 14, 2018 | 12:22
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Arben Derhemi është shprehur sot në takimin e artistëve me kryebashkiakun Veliaj se komuniteti i artit nuk do të lejojë të preket asnjë centimetër nga godina aktuale e teatrit.

derhemi ne takimin me veliajn

Ai tha se diskutimi mes komunitetit të artistëve dhe kryebashkiakut do të nisë nëse garantohet që nuk shembet godina.

FJALA E DERHEMIT

Ju falenderoj shumë të gjithë artistëve të Operas dhe Baletit që jeni këtu sot, gjithë Ministrisë së Kulturës. Sa mirë sikur të ishit me ne në krah kur luftonim për Teatrin Kombëtar. Keni ardhur sot, nuk e di pse, por shpresoj të vini kështu përherë në Teatrin Kombëtar dhe të jeni krah nesh për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar ashtu siç duhet të jemi dhe ne për të mbrojtur godinën tuaj. Ju falenderoj. Dhe ju të Ministrisë na e keni lënë Ministrinë pa punë dhe na vjen shumë keq.

Thatë se teatrit u ndërtua për 8 vjet nga italianët, nuk është e vërtetë. Teatri Kombëtar ka 73 vjet që ekziston, nuk ka ceduar në asnjë moment. Personat që kanë bërë ekspertizë në teatër janë gënjeshtarë. E them me bindje të plotë se arkitektët më të mëdhenj të historisë shqiptare kanë ardhur para 15 vitesh dhe kanë bërë një ekspertizë të Teatrit Kombëtar, betonit, hekurit, asbestit dhe kanë arritur në konkulzionin se betoni i Teatrit Kombëtar është trefishuar në fortësi, druri i sipërm i teatrit është një dru që ka 0.0002% lagështirë.Edhe në rast se nuk mirëmbahet siç nuk është mirëmbajtur dhe më vjen keq.

Ne do marrim dhe një vendim pas dy ditësh, do presim një dru që është futur në Teatrin Kombëtar dhe Drejtori i Teatrit Kombëtar nuk e shikon atë drurin, i zë sytë ditë për ditë dhe ai nuk e shikon. Ai po tmerron ullukun, gjithë shiu që bie futet brenda se nuk kishte kohë të gjente një motosegë që ta sharronte drurin. Të gjitha këto kanë qëllimin e vetëm që ky Teatër të shembet.

Une jam kryetar i sindikatës së pavarur të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Kemi biseduar me shokët, miqtë, kolegët dhe kemi arritur në konkluzionin se ca e duan të verdhë, ca e duan  të bardhë, ca e duan të kuq. Do të biem në një mendim, një konsensus shumë shpejt.E vetmja gjë që nuk cedojmë në asnjë moment është çdo centimetër i Teatrit Kombëtar.Çdo centimetër, është vend i shenjtë, Jeruzalem. Nuk do cënohet. Aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne. 

Në rast se konsensusi dhe bisedimet do të fillojnë në momentin që ai territor nuk cënohet, ne aty fillojmë, ne rrimë Erion dhe hamë ndonjë darkë me atë rast, edhe pimë ndonjë gotë verë.Të dy e kemi qejf dhe besoj se të gjithë e kanë qejf, edhe Drejtori i Teatrit Kombëtar e ka qejf.Ky ishte përfundimi.Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet në qytetin e tyre.Shpresoj se edhe shoqata e tironsve të ketë këtë mendim dhe të mos bëjë qoka politike. Kullat 40 katëshe,60 katëshe betoni për qytetin dhe për këtë vend është mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura