Dërgoi 30 mjekë në Itali, Edi Rama mesazh të gjithë Europës: Duhet të veprojmë si Milani i Sakit

Mar 29, 2020 | 22:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje Europës të reagojë dhe të luftojë kundër koronavirusit jo vetëm duke u mbrojtur nëpërmjet izolimit, por dhe të kundërveprojë.

edi rama

Në një intervistë për “TG 24”, kreu i qeverisë shqiptare tregoi se Europa duhet të ndjekë metodën e futbollit të ish-trajnerit të famshëm të Milanit dhe Italisë Arrigo Sakit, i cili zbatonte formulën e lojës nëpërmjet kundërsulmeve.

“Nuk mund të ndryshojmë valën e kësaj lufte vetëm me 30 doktorë dhe infermierë. Është diçka e natyrshme që duhet ta bëjmë. Të luftosh në Itali është njësoj si të luftosh në shtëpinë tënde. Nuk mund të flasim për reciprocitet, sepse Italia dhe italianët kanë bërë shumë për në kohëra të errëta. Thjesht, po bëjmë detyrat e shtëpisë si anëtarë të një familjeje që na përket dhe neve. Ky armik i padukshëm po i sulmon të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk duhet vetëm të mbrohemi, por dhe të kundërsulmojmë. E gjithë Europa duhet të veprojë kështu, njësoj si Milani i famshëm i Arrigo Sakit. Nuk duhet vetëm të mbrohemi si një skuadër, por duhet dhe të sulmojmë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Shteti shqiptar dërgoi 30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë që do të ndihmojnë shërbimin mjekësor italian për të përballur koronavirusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura