Dërgimi i 30 mjekëve e infermierëve në Itali, Salvini: Faleminderit popullit shqiptar, zemërgjerësi që ne nuk do ta harrojmë

Mar 29, 2020 | 16:40
SHPËRNDAJE

Ish zv.kryeministri italian, Matteo Salvini e ka konsideruar një “gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë” dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar vendin fqinj në situatën e vështirë nga koronavirusi.

Me një shënim në Twitter, ku poston një video të mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali, Salvini falënderon popullin dhe qeverinë shqiptare për ndihmën, ndërsa thotë se është “zemërgjerësi që nuk do ta harrojmë”.

salvini

Telefonova kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për ta falënderuar për këtë gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë.

Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi që ne nuk do t’i harrojmë”, shkruan Salvini.

Nga Shqipëria u nisën dje 10 mjekë e 20 infermierë, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë, për dhënien e ndihmës ndaj Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura