Derbi shqiptar në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e Bushit sfidojnë 21-vjeçarët e Kosovës. “Dardanët” ëndërrojnë kualifikimin historik

Oct 15, 2019 | 10:48
SHPËRNDAJE

Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e grupit të tretë kualifikues dhe pikavarazhi aktual në tabelë tregon se “Dardanët” janë një mes tre pretendentëve për të siguruar një biletë në Europian.

auto_Shqipe1428940036

Duke qenë se kuqezinjtë ndalën në një barazim Turqinë, atëherë në rast se Kosova do të koleksiononte 6 pikë ndaj Shqipërisë, do të ishin vërtet shumë të rëndësishme në kalimin e saj drejt Europianit, pasi do të ishin pikë të arta, që u shtohen edhe atyre që Kosova merr përballë Andorrës.

Ndaj, në duelin që ajo do të ketë ndaj Austrisë dhe Anglisë, do të fitonte ndjeshëm terren. Kosova, me të njëjtën numër ndeshjesh me Austrinë, ka vetëm 3 pikë më pak si dhe është në të njëjtën kuotë pikësh me Anglinë, edhe pse kjo e fundit numëron vetëm 2 takime. 6 pikët ndaj Shqipërisë do ishin “asist” në kualifikimin e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura