Derbi i kryeqytetit, Tribuna VIP e mbushur me politikanë, nga Kosova te Meksi e Olsi Rama (FOTO)

May 5, 2015 | 0:15
SHPËRNDAJE

Derbi i kryeqytetit që u luajt mbrëmjen e së hënës mes Partizanit dhe Tiranës, përveç interesit të lartë të tifozëve që pati në shkallët e stadiumit, pati edhe një prani të konsiderueshme të personazheve të njohur të shoqërisë civile dhe klasës politike shqiptare.
[portfolio_slideshow]

Në tribunën VIP shquhet prezenca e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kreut të FSHF-së, Armando Duka, ndërsa pas tyre qëndron edhe vëllai i kryeministrit, Osli Rama. Edhe pse kreu i Kuvendit kishte deklaruar më herët se do të ishte prezent në ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës, në derbin e kryeqytetit u panë edhe figura të tjera publike si ajo e Aleksandër Meksit, kandidatit të PD-së për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova etj.

Përtej pranisë së tyre, ndeshja u ndoq nga mijëra tifozë, të cilët ndezën shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi në rezultatin 2-2. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura