Derbi i kryeqytetit, policia masa të larta sigurie. Ja rrugët që do bllokohen

May 4, 2015 | 12:05
SHPËRNDAJE

Masa të larta sigurie për derbin e kryeqytetit, që zhvillohet sot në “Qemal Stafa”. Policia bën me dije se për mbarëvajtjen e ndeshjes priten të angazhohen mbi 300 policë.


Marshimet e të dy tifogrupeve do të jenë nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, të cilat kanë si detyrë parësore edhe evidentimin e personave me precedentë, si dhe parandalimin e akteve të dhunshme

Lëvizja e tifozërive do të filmohet nga forcat e rendit. Hyrja në stadium do të shoqërohet nën një kontroll të imtësishëm, duke parandaluar hyrjen e sendeve të panevojshme dhe të rrezikshme.

Të pranishëm në mbarëvajtjen e derbit do të jenë edhe forca operacionale dhe të njësive speciale

Akset që do të bllokohen:

-Duke filluar nga ora 17.30 datë 04.05.2015, pasi të jetë bërë zhvendosja e automjeteve të parkuara në sheshin Italia dhe përreth Stadiumit “Qemal Stafa”, do të bllokohet qarkullimi në të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin “ Qemal Stafa”

-Bllokim segmenti do te ketë në hyrje të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”

-Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 15:30’ deri në përfundim të aktivitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura