Derbi i kryeqytetit do luhet “Air Albania”, ja sa do paguajë Partizani për stadiumin

| 8:44
SHPËRNDAJE
 

Ka marrë fund dile ma që ka shoqëru ar pragderbin e 155- të të kryeqytetit. Partizani, si organizator i takimit, ka publikuar dje axhendën e derbit të 13 dhjetorit, i cili përfundimisht do të luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit, “Air Albania”, i ndërtuar në të njëjtin vend ku ka qenë ish-stadiumi “Qemal Stafa”. 

stadiumi arena kombetare tifozet

Më në fund erdhi dita që edhe kryendeshja e futbollit shqiptar të luhet në kushte moderne. Ka pasur shumë dilema për përcaktimin e stadiumit të derbit, madje flitej se mund të luhej edhe këtë radhë në “Selman Stërmasi”, por dje më në fund, FSHF, që menaxhon stadiumin e ri, dhe Partizani kanë gjetur akordin që për herë të parë “Air Albania” të hapë dyert për ndeshje të Kategorisë Superiore. Mësohet se ngërçi më i madh ka pasur të bëjë me qiranë që duhet të paguajë Partizani për këtë takim.

“Panorama Sport” ka kontaktuar të dyja palët, si FSHF-në dhe Partizanin, për të mësuar kushtet kontraktuale, por ata kanë preferuar që të mos e deklarojnë shumën, pasi bëhet fjalë për një ndeshje testuese të kampionatit shqiptar. Gjithsesi, gazeta ka mësuar nga burime të ndryshme se marrëveshja mes palëve është mbyllur me një shumë 10-milionëshe që Partizani duhet të paguajë për “Shoqërinë Kuqezi”, e cila menaxhon stadiumin “Air Albania”.

Arena Kombetare

 

Përurimi i këtij impianti u bë më 17 nëntor, në 75-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, me ndeshjen Shqipëri-Francë, ndërsa më 13 dhjetor, ora 19:00, ky stadium hap dyert për të parën ndeshje të Superiores. Qiraja prej 10 milionë lekësh të vjetër është e pranueshme, pasi bëhet fjalë për një stadium modern me 21.700 vende për tifozët.

Axhenda e derbit nuk është akoma e plotë, pasi vetëm sot pritet që Partizani të publikojë çmimet e biletave dhe ndarjen e sektorëve. Pa dyshim, çmimet do të jenë më të larta se derbet e luajtura në “Selman Stërmasi”. Në duelin e 29 shtatorit biletat e derbit varionin nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë. Në “Air Albania” zgjidhet edhe interesimi mediatik, pasi vendet në dispozicion janë të shumta për gazetarët.

ILIR CARA

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.