Derbi i Italisë për yllin e Fiorentinës, Juve-Inter në garë, por duhen 70 milionë euro

Sep 6, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Shumë klube e dëshironin gjatë verës, por Federiko Kieza dhe Fiorentina, vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon. Gjithsesi, tashmë, zërat për një transferim të talentit italian.

federiko kieza

20-vjeçari, kërkohet me ngulm nga Juventusi, duke parë edhe marrëdhëniet e mira me klubin vjollcë, pas transferimit të Bernardeskit një vit më parë, apo këtë sezon që i shiti Marko Pjacën. Nga ana tjetër, është vetë trajneri Spaleti i Interit, që ka kontaktuar Enriko Kiezan, babain e lojtarit, për ta bindur që Federiko t’i bashkohet zikaltërve.

Kieza, do të mbushë plot 21 vjeç për një muaj, dhe me Fiorentinën ka kontratë deri në vitin 2022. Familja në pronësinë e Fiorentinës, Dela Vale, i ka rezistuar deri më tani shumë ofertave, ndërsa siç raporton Tuttosport, me interesin e shtuar, sulmuesi vlerësohet në kuotën e 70 milionë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura