Derbi amerikan për aksionet e Milanit, dy manjatët presin 10 korrikun

SHPËRNDAJE

Vështirësitë e Jong hong Lisë për të shlyer detyrimet ndaj kreditorëve dhe klubit që bleu 14 muaj më parë i kthejnë kuqezinjtë në një pre të majme për investuesit. Pas Tom Riketsit, një tjetër amerikan interesohet për Milanin. Emri i radhës është ai i Roko Komisos. Emri është italian, por sepse e tillë është origjina e miliarderit të mediva amerikane.

pizap.com15299481607411

I përshkruar si pronari që adhurohet nga vartësitë, 68-vjeçari prej vitesh është një dashamirës i futbollit, pa harruar faktin që dikur ka luajtur edhe vetë kur ishte student në Universitetin e Kolumbisë. Aktualisht, ai ka nën pronësi një skuadër në kategorinë e dytë amerikane, ndërsa biznesi i tij i përqendruar në televizionin kabllor faturon 1.8 miliardë euro ne vit.

DERBI AMERIKAN- 4 miliardë eurove pasuri të kalabrezit Komiso u vihet përballë një tjetër kolos si Tom Rikets. Pronari i “Chicago Cubs” e bleu ekipin e bejsbollit në fjalë në prag të falimentimit (rreth 700 mln dollarë) dhe brenda dy vitesh jo vetëm që e riktheu te sukseset, por e shndërroi në një makineri fitimprurëse me “Cubs”-at që aktualisht vlejnë 2.5 miliardë dollarë.

E PËRBASHKËTA – Dy miliarderët amerikanë nuk duan të bisedojnë me Jonghong Li. Ndërmjetësit janë të shumtë, por vullneti i tyre duket i patundur. Sipas “La Stampa”, të dy do të presin 10 korrikun, afati i presidentit kinez për të shlyer “Elliot”.

Nëse kreu kuqezi dështon të respektojë këtë datë, fondi amerikan do të nisë procedurën për të marrë pronësinë e klubit. Në këtë moment futen në “valle” Rikets dhe Komiso, të cilët do të bisedojnë me krerët e “Elliot” duke u dhënë jetë kështu një beteje ofertash shumëmilionëshe për të blerë kuqezinjtë.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakFOTO/ Ilir Meta pret në Presidencë 200 heroina të Luftës së Kosovës
Artikulli tjetërANALIZA E REUTERS/ “Shqipëria me sytë nga Luksemburgu, tre vendet që ende nuk e japin votën pro”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.