Derb Italie në merkato, Interi do të hakmerret për Kulusevskin. Tenton t’i “rrëmbejë” Juves…

Jan 10, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

Interi dhe Juventusi nuk sfidojnë njëri-tjetrin vetëm në renditje, por edhe jashtë saj, duke qenë se zikaltrit nuk kanë ndërmend që të qëndrojnë pa lëvizur, pas grushtit që morën papritur, lidhur me çështjen “Dejan Kulusevski”, i cili u bë zyrtarisht një futbollist i bardhezinjve, por do të zbarkojë në Torino vetëm sezonin e ardhshëm.

Kulusevski

Një “grabitje” e tillë në ditën me diell për zikaltrit, por edhe për tifozët e tyre meriton një kundërpërgjigje të fortë dhe media italiane beson se revanshi mund të vijë shpejt. Xhuzepe Marota do të kërkojë të bëjë sa më shpejt të vetin mesfushorin e Breshas, Sandro Tonali, i cili gjithashtu duket më pranë Juventusit.

tonali.brescia.2019.20.750x450

“Zonja e Vjetër” mund të zbusë shifrën prej 50 milionë eurosh me Marko Pjacën, por drejtori i Interit, vetëm për ta fituar betejën dje u ka bërë një ofertë zyrtare “Dallëndysheve”, prej 45 milionësh, për t’u paguar në 4 këste, plus 5 milionë të tjera bonuse, në varësi të arritjeve të lojtarit. Tani pritet reagimi i kampionëve të Italisë…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura