“Dera për Shqipërinë është e hapur, por…”, flet ambasadorja franceze: Të vazhdojnë reformat, duhen rezultate konkrete

Nov 10, 2019 | 19:40
SHPËRNDAJE

Ambasadorja franceze Christine Vasac foli qartë lidhur mbi metodologjinë e zgjerimit që po përdor Franca, ndërsa tha se Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Gjatë një vizite në Korçë, ajo u shpreh se për Shqipërinë “dera e BE është e hapur, por duhet që së pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete”.

“Nuk mund të ketë një opinion në lidhje me diçka për të cilën nuk dihet saktë se çfarë është. Analizën mund ta bëjmë pasi të kuptohen mirë vendimet që merren.

Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen.  Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Europës, për një iniciativë, e cila është e vendeve në Ballkan”, u shpreh ajo.

AMBASADORJA-FRANCEZE-KORCE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.22-770x433

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura