“Der Standard”: Themeluesi i PD-së qëndron pas bojkotit, po e drejton vetë partinë

May 15, 2017 | 23:11
SHPËRNDAJE

Gazeta e njohur “Der Standard” i ka kushtuar një artikull bojkoti të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

derr

Gazeta e nis shkrimin me titullin: “Partia kryesore e opozitës në Shqipëri do të bojkotojë zgjedhjet”.

Ndërsa artikulli i gazetës nis me faktin se për muaj me radhë, partia më e madhe e opozitës ka zgjedhur ta bojkotojë Parlamentin. Të gjitha përpjekjet e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe “miqve” në PPE dështuan ta bindin PD-në të mos tërhiqet nga beteja demokratike. Sërish, demokratët kanë bllokuar rrugët, e që prej 18 shkurtit demonstrojnë përpara zyrës së kryeministrit.

Kërkesa për dorëheqje

Lidhur me kërkesën për dorëheqje e kryeministri Edi Rama thuhet se kjo gjë më shumë nga ana e opozitës i referohet kultivimit të paligjshëm të kanabisit.

“Zyrtarisht PD kërkon dorëheqjen e kryeministri Edi Rama, dhe kjo kërkesë e saj vjen në bazë të kultivimit të paligjshëm të kanabisit. Lidhur me këtë situatë shqetësimi ndërkombëtar është në rritje gje që mund të çojë në dhunë apo dhe radikalizim të situatës”.

Ndërsa për sa i përket bojkotit gazeta shkruan:

“Pas bojkotit të opozitës në Shqipëri qëndron Sali Berisha. Themeluesi i PD-së, – thotë ajo, – vazhdon të mbetet njeriu që drejton Bashën dhe vet partinë. Partisë Demokratike iu ofrua të caktonte 4 ministra teknikë përpara zgjedhjeve, së bashku me Avokatin e Popullit, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e të përzgjidhte gjithashtu efektivët e Policisë së njësive administrative, por ajo refuzoi. Ata po bëjnë fushata elektorale pa bërë një zgjidhje”, shkruan “Der Standard”. Gjatë protestës së të shtunës, Lulzim Basha deklaroi deri edhe fillimin e një “republike të re”.

Kundër SHBA-së dhe BE-së

Më tej ndër të tjera në artikull shkruhet se:  “SHBA dhe BE, pranojë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të PD-së. Supozohet gjithashtu se koalicioni i mëparshëm mes socialistëve dhe LSI vazhdon, edhe pse kreu i LSI, Ilir Meta u largua, pasi u zgjodh me ndihmën e socialistëve President i ri i vendit. Në sfond është fjala edhe për reformën gjyqësore, i cila është kërkuar nga SHBA dhe BE. Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin”, e përfundon artikullin e saj gazetarja Adelheid Ëoelf.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura