“Der Standard” flet për lojën e rrezikshme me kufijtë e rinj në Ballkan: Në Kosovë Thaçi po vepron i vetëm, por…

SHPËRNDAJE

Këtë të premte ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Vjenë konsultohen për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Vend zë edhe debati aktual për kufirin Kosovë-Serbi.

42739945_303

Në takimin e tyre të premten (31.08) ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në kryeqytetin austriak, Vjenë kryesuesen e presidencës së BE do të diskutojnë  për marrëdhëniet transatlantike, Iranin, por edhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet do të drejtohen nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini nën praninë edhe të ministrave të Jashtëm të vendeve kandidate të BE-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Pritet që temë diskutimi të jenë edhe përpjekjet aktuale për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, ku në diskutim është hedhur së fundmi ideja e korrigjimit të kufijve. Disa shtete të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë janë shprehur kritike ndaj një këmbimi territoresh, sepse shohin aty një rast precedent për probleme të tjera të pazgjidhura kufitare në Ballkan, por edhe në vende si Gjeorgjia e Ukraina.

Në një analizë të gazetës së madhe austriake, “Der Standard” të së premtes nënvizohet loja e rrezikshme me kufijtë e rinj në Ballkan. “Në Kosovë vetë ka rezistencë kundër kësaj marrëveshjeje. Sepse shumica e serbëve jetojnë në jug….Prandaj edhe kisha ortodokse është kundër deal-it të Vuçiçit. Por veçanërisht të zemëruar janë kosovarët, se demokracia po shkelet me këmbë, dhe Thaçi po vepron i vetëm….Aktualisht presidenti sidoqoftë nuk ka asnjë shumicë në parlament për ndryshimet e menduara.”

DW

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakSi doli nga rruga makina me 3 femra në Fushë- Milot, shoferja rëndë (emri+pamjet)
Artikulli tjetërEkskluzive/ Kastrioti merr sulmues spanjoll, zbulohet goditja e fundit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.