Deputetja Tabaku: Qeveria gënjen, nuk ka asnjë rritje page dhe pensioni

Nov 13, 2017 | 11:54
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve nga qeveria për vitin e ardhshëm. Sipas saj nuk ka asnjë rritje  page apo pensioni për shqiptarët nga qeveria dhe nuk ka asnjë shtesë në fondin e ndihmës ekonomike.

tabaku jorida parlament

Nuk ka asnjë RRITJE pagash, pensionesh e ndihme ekonomike!

Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

  1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.
  2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.
  3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura