Deputetja shqiptare që do të drejtoj misionin e vëzhgueseve të OSBE në Bullgari

Jul 3, 2021 | 10:01
SHPËRNDAJE

Elona Gjebrea11Ish-zv.ministrja e Brendshme dhe aktualisht deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Elona Gjebrea do të drejtoj delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

Për katër vite radhazi, Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni si kryesuese dhe vëzhguese  e delegacionit.

Deputetes së parlamentit të Shqipërisë i besohet  ky  pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Në përgjegjësinë e kryesueses së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Gjebrea tashmë ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë  deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari. Zgjedhjet pritet t’i fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër të qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura