Deputetja shqiptare kërcënohet me jetë: Ndodhi pas debatit me kryeparlamentarin

Aug 7, 2021 | 18:36
SHPËRNDAJE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se së fundmi ka marrë shumë kërcënime, të natyrës seksuale, vrasje dhe deri tek prerja e kokës.

ganimete

Sipas saj këto kërcënime kanë ardhur pas seancës ku u diskutua për punën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti dhe përplasjes që kishte me kryetarin e Kuvendit, Galauk Konjufca.

Ganimete Musliu, i adreson këto kërcënime se i kanë ardhur nga militantët e VV-së.

Të dashur miq dhe të gjithe ju qe jeni shqetesuar e kujdesur për sigurine time, Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe ne pamundesi per te ju kthyer pergjigjeje secilit veq e veq, ju konfirmoj se, pas seances parlamentare ku po diskutohej për 100 diteshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marre shume kercenime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokes me sakice”, ka shkruar ajo.

Më tej, deputetja Musliu ka bërë të ditur se ka bërë edhe një denoncim në policinë e Kosovës.

Rastet i kam denoncuar në Polici me që, pavarësisht a jemi në pushtet apo në opozitë, unë besoj fort në institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organëve të sigurisë”.

Të dashur miq dhe në veçanti ju Votues të mi që ma konfirmuar 5 herë rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që më frikëson. Asnjë kërcënim nuk do të më ndalë të mbrojë integritetin tuaj, timin, të familjes sime, Partisë Demokratike dhe të Shtetit tim Kosovës.

Askush dhe asgjë s’mund të më ndalë nga përfaqësimi i besimit tuaj! Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe të sigurisë”, ka përfunduar Musliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura