Deputetja lëshon alarmin për femrat: Mos bëni seks me të huajt gjatë Botërorit

Jun 13, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Një ditë para fillimit të Botërorit, është deputetja ruse Tamara Pletnyova, që i ka bërë një thirrje të fortë femrave ruse. Ajo i nxit bashkëkombëset e saj të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me tifozë të huaj, që mund të vijnë në Rusi për të ndjekur ndeshjet.

tifoze ruse

“Nëse kanë vërtetë nevojë, më mirë të gjejnë një partner nga raca e njëjtë. Ndonjë fëmijë i lindur si pasojë e këtyre marrëdhënieve seksuale sjell pasoja të rënda psikologjike, pasi ata nuk vijnë në jetë si pjesë e një dashurie” – shpjegon deputetja ruse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura