Deputetja italiane: T’i fundosim skafet e emigrantëve, siç kemi bërë me shqiptarët

Apr 20, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

“Kjo është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane, e paaftë me Renzi-n për të trajtuar emergjencën”. Kështu ka deklaruar deputetja italiane e Forza Italia, Daniela Santanché, duke komentuar masakrën e 700 personave që humbën jetën në det në Kanalin e Siçilisë.

Sipas saj zgjidhja e vetme “që ne duhet të aplikojmë menjëherë është që forcat ajrore italiane dhe marina ushtarake të pajisen menjëherë për të fundosur anijet që janë gati për t’u nisur, siç është bërë në të kaluarën në Shqipëri”.

Daniela Santanchè

Deputetja shtoi se askush të mos mendojë për të fituar para, siç po demonstrojnë hetimet e ndryshme, në kurriz të personave të dëshpëruar. “Italia nuk mund të vuajë më këtë pushtim”,- vijoi ajo.

Në një intervistë për “SkyTg24”, deputetja italiane ka theksuar: “Më mirë një akt lufte, sesa një luftë e humbur!”. 

Lajmi në mediat italiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura