Deputetja e PL-së ngre alarmin pas të dhënave të frikshme: Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet, dështim i qeverisë Rama me arsimin!

Sep 19, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar për të dhënat e frikshme që tregojnë se në 15 degët prioritare të arsimit prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve.

1535434537_Screenshot2

Sipas saj, shkollave “që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet”.

Duke përmendur të dhënat që tregojnë se degët e mësuesisë, nuk përbëjnë më interes për studentët dhe se në degën e Fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar, Xhixho thekson se më shumë se asgjë tjetër, tregojnë “filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit”.

POSTIMI I PLOTE

Dështimi i qeverisë Rama në arsim zbulohet përditë.

Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit.
Shifrat flasin vetë:

➡️ Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve
➡️Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë
➡️ Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar

Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet.

Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen , edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova.

Ndërkohë studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë.

Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit. Sa jep Kosova për studentët e saj.

Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit
Koha e llogaridhënies po vjen!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura