Deputetja e AAK: Gjatë luftës së Kosovës kemi përdorur edhe sharrë druri

Oct 23, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Time Kadriaj është deputete e AAK-së në Kuvendin e Kosovës. Me të mbaruar Fakultetin e Mjekë- sisë në Universitetin e Prishtinës, i është bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës. Kadriaj bën pjesë tek ato vajza me temperament të fortë, e drejtpërdrejtë dhe shumë bashkëpunuese me zgjedhësit e saj.

Time Kadriaj me Ramush Haradinaj dhe një tjetër kolege, gjatë luftës së Kosovës
Time Kadriaj me Ramush Haradinaj dhe një tjetër kolege, gjatë luftës së Kosovës

Me modesti tregon kontributin e saj në luftë dhe marrëdhëniet me liderin e saj karizmatik, Ramush Haradinaj. Ditë më parë, Kadriaj dhe kolege të saj vizituan qytetin e Burrelit. E pyetur rreth akuzave të Dik Martit për “shtëpinë e verdhë”, deputetja e Kosovës i hedh poshtë të gjitha pretendimet e Martit. Madje ajo e konsideron të padrejtë ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Cila ka qenë fëmijëria juaj?
Kam lindur në fshatin Rastavic të komunës së Deçanit. Shkollën fillore e kam kryer në fshatin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm në Deçan. Kurse Fakultetin e Mjekësisë e kam kryer në Universitetin e Prishtinës.

Si ju lindi dëshira të studionit për Mjekësi?
Në familjen time kemi qenë gjashtë fëmijë. Duke qenë më e vogla isha më e përkëdhelura nga prindërit, vëllezërit dhe motrat e mia. Që fëmijë i vogël dhe deri vitet e fundit jam marrë me sport. Kam pasur një vullnet të madh për sportin e hendbollit. Një pasion të veçantë kam pasur dhe kam për librat. Sa herë kam kohë të lirë i përkushtohem me zell leximit. Dëshira për të mësuar në Fakultetin e Mjekësisë me thënë të vërtetën nuk ka qenë shumë orientimi im personal, por më shumë ishte dëshirë e prindërve të mi. Babai më donte fort dhe më është lutur shumë të shkoj për Mjekësi.

Më besoni, sa shumë falënderime kanë shkuar për babain dhe nënën time që preferuan dhe këmbëngulën që unë të bëhem mjeke. E them këtë sepse pata dhe kam mundësi t’u shërbej qytetarëve të Kosovës dhe atdheut tim. Nuk duhet të harrojmë se shkollat, spitalet dhe të gjitha institucionet e tjera publike ishin mbyllur për ne shqiptarët. Dashuria e madhe për shkollën bëri që ne të kthenim shtëpitë tona në shkolla. Për shëndetësi filluan të hapen ordinanca shëndetësore të Shoqatës “Nënë Tereza”. Pikërisht në këto shoqata merrnin shërbime mjekësore qytetarët shqiptarë. 

Deputetja e Kuvedit te Kosoves Time Kadriaj
Deputetja e Kuvedit te Kosoves Time Kadriaj

Si e keni përjetuar luftën për çlirimin e Kosovës?
Pas përfundimit të studimeve, Kosova po përjetonte një periudhë shumë të vështirë për shkak të regjimit serb. Shumë mjekë iu përgjigjëm pozitivisht, me vullnet të lirë, thirrjes për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një nga këto mjekë që iu përgjigjën këtij organizmi të ri dhe të veçantë isha edhe unë. Kjo ishte një formë e rezistencën popullore e qëllimi ishte mosnënshtrimi ndaj diktaturës serbe. Pas izolimit, injorimit, vrasjeve, burgosjeve të shqiptarëve, marrjes së autonomisë, populli i Kosovës nuk heshti, por u organizua me protesta, greva dhe demonstrata, në mënyrë që të kundërshtojë këto veprime barbare të regjimit serbo-sllav.

Gjenerata jonë u rrit dhe edukua me këtë frymë atdhetare e patriotike. Duke konstatuar se as këto kundërshtime nuk sollën atë që ne kishim pritur, filluam përgatitjet për luftën e armatosur. Në fillim me aksione guerile e më pas me luftë frontale. Kemi një datë të rëndësishme. Kemi gërshetim të shumë evenimenteve në atë datë. 28 nëntori, Festa e Flamurit, dalja publike e UÇKsë në varrimin e mësuesit Geci dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari. Protagonistët kanë qenë udhëheqës të UÇK-së, njëri prej tyre sot është Dëshmor i Kombit.

Cili ka qenë kontributi juaj në këtë luftë?
Në vazhdën e aktiviteteve të paraluftës vazhdova aktivitetin edhe në luftë për çlirimin e Kosovës. Fillimisht u shërbeva luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në fshatin tim të lindjes, pasi ai ishte në vijën e frontit, e më pas për të vazhduar në Spitalin Ushtarak në Irzniq, Krishec dhe në fund në Koshare, zonë operative e Dukagjinit, me komandant Ramush Haradinajn. Unë dhe kolegët e mi, të rekrutuar në radhët e UÇK-së, kemi bërë një punë të shenjtë, të palodhur, fisnike, duke shëruar me mijëra ushtarë të plagosur. Duhet ta pranojmë se kjo nuk ishte një punë e lehtë.

Deputetja e Kuvedit te Kosoves Time Kadriaj
Deputetja e Kuvedit te Kosoves Time Kadriaj

Së pari, vendi ishte në luftë. Së dyti, mungonin mjetet dhe aparaturat mjekësore. Por, nuk mungonte përkushtimi, angazhimi, korrektësia dhe dashuria për luftëtarët e lirisë. Jemi ballafaquar me rreziqe të shumta të luftës. Duhen romane dhe emisione të shumta për të sjellë kujtime nga lufta. Mund t’ju tregoj një rast që nuk mund ta harroj kurrë. Një ushtar i UÇK-së ishte rëndë. Nga plumbat kishte humbur dorën. Në mungesë të mjeteve u desh të amputohet me sharrë druri. Plot raste të tjera mund të sjell në vëmendjen e lexuesve. Duke ditur qëllimin e kësaj lufte të drejtë dhe heroike, ia vlente të bëje çdo sakrificë për interesat e vendit. Është e rëndësishme që gjaku i dëshmorëve, gjymtyrët dhe plagët e invalidëve të luftës dhe kontributi i luftëtarëve të lirisë u kurorëzua me fitore.

Pas lufte ju bashkuat AAK-së. Përse zgjodhët pikërisht këtë subjekt politik?
Menjëherë pas luftës m’u besua nga autoritetet e vendit detyra e udhëheqëses së shëndetë- sisë. Objektet ishin të rrënuara për shkak të djegieve dhe plaçkitjeve të pushtuesve. Meqenëse Deçani ka dhënë shumë kontribut për çlirimin e Kosovës, ushtria dhe policia serbe shkaktuan dëme të pallogaritshme. Masakrës nuk i shpë- tuan as objektet publike. Brenda tre viteve munda të ndërtoj infrastrukturën e nevojshme shëndetësore dhe ta kthej këtë sektor në normalitet të plotë.

Me formimin e AAK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, pa hezitim iu bashkova këtij formacioni politik, duke besuar në vizionin e tij si burrë shteti. Kjo familje i ka dhënë shumë Kosovës, prandaj rreshtimi në krah të tij do të thotë besim dhe përkushtim për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova. Pra, radhitja krah Ramushit, një komandant i njohur dhe lider i pakontestueshëm, është krenari. Këtë besim të anëtarësisë dhe të popullit të Kosovës e dëshmoi edhe në Gjykatën e Hagës, ku denjë- sisht mbrojti luftën e UÇK-së.

timja
Përse jeni kundër ngritjes dhe funksionit të Gjykatës Speciale në Kosovë?
Gjykata Speciale është padrejtësi që po i bëhet Kosovës sepse komuniteti ndërkombëtar po e barazon krimin me viktimën. Ne në Kosovë kemi ende 1600 persona të pagjetur, kemi 20 mijë gra të dhunuara, mijëra viktima civile, shumë masakra në mesin e të masakruarve, madje edhe fëmijë. Këtu po flasim për një drejtësi selektive, veç për shqiptarët. Mendoj se këto janë arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar ngritjen e kësaj gjykate. Ne e dimë se kjo gjykatë është produkt i akuzave të pabaza të Dik Martit. Kam qenë pjesëtare e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kam luftuar për një vit e gjysmë krah vëllezërve të mi kosovarë, në zonën e Dukagjinit. Raporti i Dik Martit për transplantin e organeve në “shtëpinë e verdhë” në Mat është një shpifje. Raporti i tij është i ndërtuar mbi rrena. Qëllimi i këtij raporti është dëmtimi i imazhit të Kosovës, Shqipërisë dhe luftës së UÇK-së. Lufta e Kosovës ka qenë luftë çlirimtare, luftë e drejtë dhe si e tillë duhet të trajtohet. Kjo gjykatë është ngritur në Serbi sepse ky shtet është fajtor për luftërat në vendet ballkanike. Në fund të fundit shumë eprorë të UÇK-së janë gjykuar në Hagë e ata janë shpallur të pafajshëm.

Ju keni nisur kontakte me gratë e Shqipërisë, ç’projekte keni?
Në vazhdimësi po kontaktojmë me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, në të gjitha nivelet. Po ashtu kemi kontakte me gra politikane të Shqipërisë. Po shohim mundësinë e bashkëpunimit. Ne jemi një komb, kemi një gjuhë e kulturë të njëjtë. Ky bashkëpunim vëllazëror duhet të jetë i dobishëm mes grave politikane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kosova po kalon kohëra të trazuara politikisht…
Më vjen shumë keq, por më duhet ta pranoj se kjo nuk është Kosova që kam menduar, nuk është Kosova për të cilën kanë derdhur gjak shumë djem e vajza kosovarë. Qeveria duhet të punojë më me përkushtim që edhe populli i Kosovës të jetë dhe të jetojë si gjithë popujt e Europës.

Hasan Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura