Deputetja Deda: “Nuk pranoj falje nga njërëz të papërgjegjshëm, Beqja i korruptuar”

Nov 5, 2015 | 19:23
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda deklaroi në studion e “News24”, se nuk pranon të fyhet nga askush, pasi nuk akuzon askënd pa argumente e prova. Ajo i është referuar ndjesës së ministrit Beqja, pasi ai e quajti “kafshë”, në përplasjen që patën në Kuvend.

albina dedaDeda tha se “të kërkosh falje është diçka e shenjtë, por kur vjen nga njerëz të papërgjegjshëm e të mbuluar nga korrupsioni si Beqja, nuk ka asnjë vlerë”. Ministri Beqja na ka patur përballë edhe në komisione edhe në parlament. Dhe unë si mjeke kam qenë gjithmonë përballë tij me argumente dhe nuk e kam fyer në asnjë moment.
Gjithsesi unë dhe si femër dhe si deputete që vij nga një zonë me vlera siç është zona e Mirditës nuk mund të pranoj që të fyhem nga askush, dhe nuk fyej askënd.”­ deklaroi deputetja.

beqja
Lidhur me rastin e vogëlushit Kristi, të cilit i nevojitet një transplant urgjent i mëlçisë, deputetja Deda tha: “Rasti i Kristit është një rast i rrallë. Ne i besojmë prindit të Kristit, sepse nuk mund të besosh tek Beqja. Kristi kërkon ndihmë, situata është e rëndë, por ka një zgjidhje, ti bëhet transplanti parcial dhe dhurues do të jetë i ati. Por ministria duhet ta mbështesë financiarisht,”­ deklaroi Deda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura