Deputetja çame përgënjeshtron Reme Lalën: Jam e pavarur, nuk kam kaluar te PS

Jun 17, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Pas lajmit se Partia Socialiste shtoi në radhët e saj dy deputetet të reja nga PDIU, Reme Lalën dhe Elena Xhina, kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se nuk është e vërtetë që ka kaluar tek PS.

Lajmin në fakt e ka bërë të ditur sot Reme Lala nga Dibra, ku Rama ndodhet për të nisur punimet e rrugës së Arbrit.

“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.reme-lala-elena-xhina-433x300

Ajo nuk u ndal me kaq, por tha se në këtë ceremoni është e pranishme edhe Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur ti bashkohet Partisë Socialiste.

Ndërkohë pak minuta më parë, Xhina shkruan se ajo është deputete e pavarur dhe se nuk ka kaluar me PS.

Postimi i plotë i Xhinas:

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!

dep

3fb5f36c-21c2-4874-a9c5-8ed3c06bbccc

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura