Rivalit të Ramës i presin dritat, 3 vite pa paguar, borxhi 19 milionë lekë!

Feb 13, 2016 | 8:51
SHPËRNDAJE

Deputetit ‘kaubojs’ Eduart Ndocaj, i njohur në jo pak raste për bamirësitë e tij në familje të varfra, shtëpi fëmijësh, apo spitale, prej një jave nuk ka drita në shtëpinë e tij në Lezhë.

ndocaj21-1024x863OSHEE në këtë qytet, i ka prerë energjinë elektrike në datën 8 shkurt, pasi ai ka rezultuar debitor. Shqiptarja.com shkruan sot se deputeti ka 14 kontrata për furnizim energjie me OSHEE­në, dhe në 13 prej tyre, ai ka konsumuar energji, të cilën nuk e ka paguar, duke shtuar kështu në faturën e tij personale edhe kamatëvonesat.

Aktualisht fatura e tij totale ndaj OSHEE­së, për 14 objektet në pronësi të tij, arrin në vlerëson e 19 milionë lekëve të vjetra. Në terma fikse, fatura është 1 915 846.04 lekë të rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura