Deputetit i del video me skena të nxehta me të dashurën, e puth në…

Sep 25, 2020 | 19:41
SHPËRNDAJE

Një ligjvënës në Argjentinë ra në grackën e teknologjisë, e ky nuk është i vetmi.

Sëfundmi, mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet kur ky deputet është kapur në skena intime gjatë një takimi që po zhvillohej online. Me siguri deputeti nuk ishte i vetëdijshëm që kamera ishte ndezur.

Kjo shpjegohet edhe me vetë deklaratën që ai dha pasi pamjet dhanë impaktin e tyre duke e detyruar deputetin të heqë dorë nga mandati.

Juan Ameri është shfajësuar, duke thënë se lidhja e internetit në ato momente ishte ndërprerë dhe se kishte bërë një gjest afeksioni ndaj të dashurës.

Videoja ku deputeti puth të dashurën në gjoks, është filmuar gjatë prezantimit të një projekti qeveritar, që po prezantonte një koleg i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura