Deputeti u largua nga vendi i ngjarjes? Policia jep detajet: Ja hetimet për aksidentin

Aug 12, 2017 | 13:45
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit jep të tjera detaje lidhur me hetimin që po bëhet pas aksidentit me pasoje vdekjen e nje 53-vjeçari nga ana e deputetit te PDIU-se, Aqif Rakipi.

Me ane te nje deklarate per mediat, pas akuzave te forta te PD-se, se po fshihet ngjarja dhe po manipulohen provat, policia sqaron sapo mori njoftimin për aksidentin, u sigurua vendi i ngjarjes dhe nisën veprimet proceduariale së bashku me deputetin e PDIU që drejtonte makinën e përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i  alkoolit dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes. Automjeti i përfshirë në ngjarje ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë se është e do të vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”, thuhet një njoftimin e Policisë së Shtetit.

Detajet e reja/ Ç’tregoi testi i alkoolit, kalimtari i preu rrugën deputetit

Zbardhen detaje nga aksidenti i mengjesit te sotem ne Vore-Tirane, ku deputeti i PDIU-se, Aqif Rakipi perplasi per vdekje nje 53-vjecar.

Policia njofton se deputetit iu be testi i alkoolit dhe nuk rezultonte të kishte pirë alkol. Testi i alkolit i filmuar me kamera trupi ka rezultuar zero, raporton “News 24”.

Nderkohe viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon kur i preu rrugën befasisht makinës që drejtohej nga deputeti Rakipi.

foto ilustruese
foto ilustruese

Policia njofton se rreth orës 04:41, eshte njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat”.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura