Deputeti Rakipi aksidentoi me vdekje kalimtarin, deklarata e fortë e PD: Mik i Ramës, po fshihet ngjarja

Aug 12, 2017 | 16:24
SHPËRNDAJE

Pas ngjarës së rëndë, ku një kalimtar mbeti i vdekur pasi u shtyp me makinë nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi, ka reaguar PD.

Në një deklaratë të fortë PD kërkon që të zbardhet ngjarja duke shtuar se Rakipi është mik i Ramës dhe se ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur 53-vjeçarin.PD-selia-2

Deklarate e Partise Demokratike

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person. Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij.

Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura