Deputeti komik fut gishtin në gojë para kamerave, teksa flet kolegia

Nov 25, 2015 | 14:17
SHPËRNDAJE

Një situatë komike kanë regjistruar kamerat në mbledhjen e djeshme të Këshillit parlamentar të Maqedonisë për eurointegrime.

Teksa deputetja Ermira Mehmeti ka folur lidhur me propozimet e PDSH-së, menjëherë pas saj një deputet maqedonas duket se nuk e ka mendjen fare. Ai është tepër i shqetësuar të pastrojë kollaren.

Edhe pse mbanë kufjet për përkthim në vesh, vërehet qartë se deputeti nuk e ka mendjen te ajo se çka thotë kolegia e tij Ermira Mehmeti. Në një moment duket teksa fut edhe gishtin e vogël në gojë, pa e vrarë fare mendjen se kamerat po e regjistrojnë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura