Deputeti kaubojs thumbon Ramën: Pikturat në Kuvend i bëj për të kaluar kohën

Jan 18, 2016 | 12:51
SHPËRNDAJE

Deputeti Eduart Ndocaj shpalos një tjetër nga pasionet e tij, që duket se ka të ngjashëm me kreun e qeverisë; pikturën.

Në profilin e tij në Fb, Ndocaj ka postuar disa nga pikturat, që i quan të stilit realist, ndërsa shton se pikërisht duke pikturuar kalon kohën gjatë seancave të së enjtes në Kuvend.

piktura“Per te enjten e kam gjetur zgjidhjen, lapsa, flete te bardha e do te pikturoj gjate kohes qe te tjeret shahen e zihen. Pikturat nuk do i bej per ekspozita, per ti shitur, por vetem per pasion tim e per te kaluar kohen”- shkruan ai, duke i lëshuar kështu një thumb kryeministrit Rama.

 

Postimi i plote     

Nuk e konsideroj veten piktor profesioniste, por nje apasionues i piktures. Keto jane disa nga pikturat e mia te stilit realiste.
Kam gjete nje menyre perfekte per te kaluaren kohen te enjten ne Parlamente.

pikture3Tashme e dine te gjithe se si eshte katandisur Parlamenti, thashetheme, sharje, zenie e intriga. Aty rralle flitet per popullin.

pikture2Sic e keni vene re une vetem nje fjalim kam mbajtur ne Parlamente dhe gjithe aktiviteti im politik eshte perqendruar jashte Parlamentit, aty ku jane qytetaret dhe tek Komisionet ku jam anetare.

pikture1Ndersa per te enjten e kam gjetur zgjidhjen, lapsa, flete te bardha e do te pikturoj gjate kohes qe te tjeret shahen e zihen. Pikturat nuk do i bej per ekspozita, per ti shitur, por vetem per pasion tim e per te kaluar kohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura