Deputeti kauboj milioner, por në Parlament vesh vetëm një kostum

Nov 29, 2015 | 14:53
SHPËRNDAJE

ka2

Lënia e mandatit e njërit prej deputetëve të Qarkut të Lezhes, bëri që në
karrigen e parlamentarit të ulet deputeti i radhës në listë, Eduard Ndocaj. 40
vjeç dhe emigrant në Itali prej disa vitesh, Ndocaj tashmë thirret me emrin
“Kaubojsi”, për shkak të pasionit të tij për kapelet kauboj, të cilat i merr me
vete kudo ku shkon. Tashmë që Ndocaj është në Parlament, ka një vëmendje të
shtuar daj tij, për të parë madje edhe detaje. Njërin nga këto detaje, i cili nuk ka
të bëjë me cilësinë e aktivitetit të tij si deputet, por me pamjen, është ky që po ju
sjellim tani.

Në fotot që sjell paparaci ynë çdo të enjtë, kur ka seancë parlamentare,
në kemi vënë re se Ndocaj shkon vazhdimisht në Parlament me të njëjtin
kostum, ngjyrë blu e çelët. Ajo që ndërron, është këmisha të cilën e vesh një
herë të bardhë dhe një herë ngjyrë qielli, ndërkohë që kollaren herë e vë e herë
jo. Ky detaj na bëri përshtypje, po të kemi parasysh deklaratën e Ndocajt, i cili
ka pohuar publikisht se është shumë i pasur. Tani, ose deputeti ka disa kostume
me të nëjtën njgyrë, ose ky kostum i sjell fat, sepse mundësitë ekonomike
i ka për të pasur disa kostume, madje edhe shumë të shtrenjta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura