Deputeti i Ramës nuk ndalet, sulmon prapë ministrin e LSI: Ç’po ndodh…?

May 19, 2017 | 8:56
SHPËRNDAJE

Deputeti Erjon Braçe i eshte drejtuar serish sot me shqetesime serioze ministrit te Bujqesise, Edmond Panariti, i radheve te LSI-se.

erion-brace_1-470x329

Pas ankesave te nje dite te pare per prodhimet bujqesore, Brace sot eshte ndalur te blegtoria, dy masat qe po vrasin blegtoret dhe po “taposin” tregun me qumesht e djath me niseshte.

 

Postimi i Braçes

Me ndjeni edhe nje here qe nuk kam fjale per “politiken e madhe” dhe do merrem me nje hall “banal” bujqish e blegtoresh;

MINISTER, CPO NDODH ME GRUMBULLIMIN E QUMESHTIT DHE CMIMIN E TIJ?!

Jam ne Cerme e Tani ne Krutje prej mengjesit dhe me thone dy gjera;

E para, fabrikat e perpunimit te qumeshtit kane shpallur dy dite pushim cdo dhjete dite, thuajse nje jave ne muaj nuk do grumbullojne qumesht;

E dyta, kane deklaruar ulje te cmimit me 30 leke te vjetra per liter.

Blegtoret po me thone qe keto dy masa i “vrasin”;
Ata qe kane nje lope nuk do kene me te ardhurat e perditshme per te mbijetuar.
Ata qe kane 2,3 apo 4 lope nuk dine ku te cojne qumeshtin; ne temperaturat ne rritje nuk kane ku ta mbajne dhe siset e lopeve nuk jane frigorifer!

Atehere cfare po ndodh dhe cdo bejme, bashkerisht?!
Tani! Jo per kater vitet qe vijne.
Ju jeni ministri ne detyre; respekti im per ju mbetet i patjetersueshem-per ju ama, por puna dhe sherbimi per punetoret e bujqesise eshte krejt tjeter.

Jemi ne te njejten krize qumeshti si dy vite me pare; ju e mbani mend, e kemi ndare bashkerisht shqetesimin.

Tregu mu si atehere eshte “taposur” nga bulmeti, kryesisht djathi me niseshte dhe kjo ben qe qumeshti per te te mos grumbullohet prej fabrikave.

E di, ju mbani qendrimin se djathi i tille nuk eshte i demshem per organizmin.
POR UNE MENDOJ SE NJE DJATHE I TILLE QE KA PERMBYTUR TREGUN ESHTE NJE MASHTRIM I MADH USHQIMOR, VECANERISHT KUR NUK KA ETIKETE DHE PO BEN DEM EKONOMIK NE NJE ZINXHIR KU AI QE VRITET ESHTE BLEGTORI!

Ne ane tjeter,
Ky treg, me produkte te tilla bulmeti dhe cmime te lira qe vijne prej niseshtes, po con dhe fabrikat drejt zgjidhjes me te shpejte;
Qumesht pluhur ne qumeshtin e bagetive per te ndjekur cmimet e uleta te ketij tregu te genjeshtert, me produkte mashtruese.

Minister,
Ju lutem nxirrini njerezit ne pune, mos i lejoni te shkrehen; kjo nuk eshte ceshtje fondesh ku Rimi e ka mendjen gjithnje.
Eshte ceshtje kontrolli ushqimor dhe fiskal, ne nje treg ku ne rimbursojme 20 perqind te vleres por per qumeshtin e blegtorin te zakonshem, jo per qumeshtin pluhur apo niseshten!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura