Deputeti i PS ‘shpërthen’ kundër ministrit të LSI: Djalë i mirë, por…

Jun 2, 2017 | 9:27
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka lëshuar të tjera akuza sot në adresë të LSI-së, duke shigjetuar direkt ministrin e Transporteve për situatën e rrugëve.

erion-brace_1-470x329

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Braçe shkruan se ministri është djalë i mirë, por “ne te tilla nivele pergjegjesish, “mirberja” matet me rezultate ne punen qe kryen, gjithnje ne permbushje te saj, vecanerisht si sherbim publik”.

Braçe teksa poston foton e rrugës së shkatërruar pranë mbikalimit te Plepave ne autostraden e Jugut-Plepa Rrogozhine, shkruan se për frenen e madhe nuk ka me nevoje askush.

Postimi i Braçes

FRENA E MADHE NE PLEPA!! Qe ministri i Transporteve eshte
nje djale i mire, nje qytetar i mbare,
kete nuk e kam vene kurre ne dyshim!

Por ne te tilla nivele pergjegjesish,
“mirberja” matet me rezultate ne punen qe kryen, gjithnje ne permbushje te saj,
vecanerisht si sherbim publik.

Kjo rrjepja e madhe qe shihni eshte pak metra pas mbikalimit te Plepave ne autostraden e Jugut-Plepa Rrogozhine.

ESHTE NJE FRENE E MADHE, E FORTE NESE NUK DO TE HASH KOKEN!! Kam kater vjet qe e shoh minister;
Ishte nje e gervishtur e vogel para kater vitesh,
po ja sa eshte bere mu ne mes te rruges, thuajse sa gjithe gjeresia e korsise!

Pa asnje diskutim qe,
une i njoh meriten Qeverise tone, ministrit te kohes per perfundimin e autostrades Plepa -Rrogozhine, madje dhe te Bypass te Rrogozhines, lene rrugeve e pa fiancime nga qeveria tjeter e perbashket, ajo me Sali Berishen.

Por,
Duhet edhe nje kamion me asfalt ketu tek kjo rrjepja e madhe, FRENA E FORTE!

Sepse eshte nje pike e zeze, nje arsye per aksident tragjik, posacerisht naten, per cilindo.

Po e le menjane faktin se rruga ne te gjithe gjeresine e saj, ketu, po rripet keshtu.
Me thene te drejten, makina ime ka frena dhe nuk ka nevoje per FRENEN E MADHE si kjo!
Dhe jo vetem une xhanem!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura