Deputeti i PS-së doli pro listave të hapura, por firmos për paktin PD-PS

Jul 6, 2020 | 16:10
SHPËRNDAJE

Drafti konsensual i amendimeve të ligjit zgjedhor është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet që të diskutohet në Komisionin e Ligjeve së shpejti dhe më pas të dërgohet në Parlament për t’u miratuar.pjimage (5)

Amendamentet duhet të ishin dërguar për shqyrtim në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore në Parlament, mandati i të cilit ishte deri më 30 qershor. Por kjo u shmang qëllimisht nga Bylykbashi e Gjiknuri për t’iu larguar rrezikut të deputetëve të rinj në Parlament, të cilët më herët kishin kërcënuar se nuk do të votonin pro draftit konsensual të Këshillit Politik.

E duke qenë se në atë votë opozita kishte të drejtën e vetos, drafti rrezikonte të shkonte për miratim në Parlament. Si zgjidhje, Këshilli Politik zgjodhi që amendimet e dakordësuara nga ata të shkojnë në Kuvend si nismë e disa deputetëve.

Për rrjedhojë, duke qenë se PD, LSI dhe aleatët e tjerë i kanë djegur mandatet që në shkurtin e para dy viteve, amendamentet u dorëzuan në Kuvend si propozime të 7 deputetëve socialistë, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Klotilda Ferhati, Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Bashkim Fino dhe Adnor Shameti.

Ajo që bën përshtypje në listën e deputetëve propozues është emri i deputetit Adnor Shameti. Ky i fundit, pak kohë më parë ishte pro nismës së opozitës parlamentare për ndryshimin e neneve 64 e 68 të Kushtetutës, në të cilat flitet për hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut zgjedhor 5%.

Propozime që mund të konsiderohen strategjike nga një parti, e cila tradicionalisht del forcë e parë në zgjedhje, siç është Partia Socialiste, ku bën pjesë edhe deputeti Shameti. Por propozimet e opozitës parlamentare, të mbështetura edhe nga Adnor Shameti, nuk duken aspak normale nga disa deputetë, të cilët aspirojnë të krijojnë një parti të re dhe të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Propozimet e opozitës në Parlament 28 deputetë të opozitës së re kërkojnë ndryshimin e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës. Në nenin 64, deputetët e opozitës së re kërkojnë që të sanksionojnë pragun zgjedhor 5%.

“Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë, që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme”, shkruhej në dokument. Ndërsa te neni 68 përjashtonin mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

“Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon: 1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”, shkruhej në draftin e opozitës së re.

DEPUTETI I PS, SHAMETI: HAPJA E LISTAVE NUK DUHET TË SHIHET SI TABUadnor shameti

Deputeti socialist, Adnor Shameti, ishte i pari nga maxhoranca që doli në krah të nismës së opozitës së re për hapjen e listave dhe automatikisht, heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Nëpërmjet një postimi në “Facebook” më 14 qershor, Shameti u shpreh se ka ardhur koha që hapja e listave të mos shihet si një tabu nga ana e Partisë Socialiste dhe se maxhoranca nuk duhet të shqetësohet për partitë e vogla, që sipas tij, për shkak se hiqen koalicionet parazgjedhore, nuk mund të futen më në Parlament.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar. Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërëse, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën. Madje, shumë më shumë sesa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këta 3 vjet. Këtu s’është puna çfarë do marrin këta brenda Parlamentit, po çfarë do marrë populli nga ky proces. Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrshëm, si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti, që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori. Sikur s’ka më lezet, do thoshte gjyshi im”, shkroi Adnor Shameti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura