Deputeti i PS për arrestimin e Vangjush Dakos: Çdo akt korruptiv duhet ndëshkuar, pavarësisht kush e bën! SPAK të mos druhet nga pozita e atij që heton

Jun 6, 2023 | 21:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

2a835ed7-76a2-41f8-9a6d-5c81e762fafa

Teksa ishte i ftuar në News 24, Koçi është shprehur se kushdo që është i përfshirë në korrupsion duhet të nëshkohet.

Ai shtoi se SPAK duhet të mos druhet nëse dikush që është i përfshirë në afera korruptive është kryebashkiak apo me ndonjë pozitë tjetër të lartë, për të nisur hetimet.

“Rrëzohet totalisht ajo që thonë se SPAK është në dorën e PS. Ka shumë persona nga PS që janë vendosur nën hetime dhe nuk ka pasur zhvillime me rëndësi nga opozita, për të cilën ka shumë akuza publike. Dako nuk është në pushtet, nuk ka asnjë detyrë politike.

Nëse Dako është i deleguar dhe ka ndikim në Durrës, atë e cakton PS, nuk e cakton media. Meqë ka pasur akuza shpesh herë ndaj tij publikisht, përdoret në fushatë kjo fabulë e opozitës. Këto janë pa sens.

Në rastin konkret nëse ekspertiza teknike që ka sjellë firmosje e kateve shtesë është imponuar nga lart përgjegjësia morale është më e madhe. Pjesa penale është çështjes tjetër. Me sa dëgjova bëhej fjalë për legalizim të asaj që ishte bërë.

Vangjush Dako nuk është Sali Berisha. Ku krahasohen dot përgjegjësitë politike të tyre. Në peshoren e personit nuk krahasohen dot, as për non-gratën. Flas si peshë politike. Peshk i madh është Berisha dhe Meta. Peshq të mëdhenj ka plot. Nuk e di kush e ka quajtur cironkë. Për mua çdo akt që ka mbrapa korrupsion duhet ndëshkuar, pavarësisht se kush e bën. Për mua SPAK nuk ka pse druhet se iksi ka qenë kryeministër apo kryetar bashkie.

Zgjedhjet korrën atë që ishte mbjellë për të dyja palët. Pa diskutim që PS është e fortë dhe ka dëshmuar se ka dhënë efekt në qeverisjen vendore”, u shpreh Koçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura