“Deputeti i PS në Shkodër mbron kriminelin e rrezikshëm”, socialisti flet pas denoncimit në mediat belge: E kam komshi, por…

Jul 13, 2018 | 23:38
SHPËRNDAJE

Me titullin “Portreti i një djaloshi vërtetë të keq, Safet Rustemi”, media belge “dhnet.be“, shkruan per shqiptarin nga Shkodra i cili i njohur ndryshe edhe si Safet Bajri, është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë, por që sipas mediave ne Belgjike ka gjetur strehim në Shqipëri.

SAFET RUSTEMI

“Një njeri i keq ky Safeti! I nisur nga Shkodra bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij Sead, Ilir, Bardhyl dhe Dushi Rustemi 33-vjeçari shqiptar, i kërkuar pasi ka per te nje denim me 9 vjet burg ne Belgjike, donte te kontrollonte tregun e drogës dhe prostitucionit në Bruksel dhe per kete arsye, ka përdorur të gjitha mjetet: shkatërrim pronash, përdorim të armëve të zjarrit, tentative vrasje, raketa, zhvatje, trafik të qenieve njerëzore duke detyruar femra të prostituohen” e nis shkrimin kjo media, raporton “Panorama”.

Por nje detaj mjaft interesant ne shkrim eshte edhe fakti qe media belge ka publikuar nje leter qe i ka ardhur ish kryeministrit Berisha nga polici dixhital dhe ky i fundit e ka bere publike ne profilin e tij ne FB.

5b47007f55324d3f1351ea7c

“Policët e turpëruar i shkruajtën një letër ish-presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha në facebook-un e vet :- Ata I kane shkruar berishes se “Safet Bajri ka ndihmuar Partinë Socialiste në Shkodër dhe deputetin Luan Harusha për zgjedhjet (Qershor 2017).

Eshtë ky deputet që i ka telefonuar Drejtorisë së Policisë për ti dhënë fund hetimit(….) Policia merr lek për të mbyllur sytë për krimet e kësaj familje (Rustemi). Kohët e fundit është parë « më i kërkuari i policisë belge » në një tarracë të një kafeneje në Shkodër”, shkruan media belge.

REAGON DEPUTETI SOCIALIST

Luan-Harusha-640x455

Pas ketij shkrimi, deputeti socialist i Shkodrës, Luan Harusha, i akuzuar nga mediat belge se është mburoja e një krimineli të rrezikshëm, Safet Rustemi, ka hedhur poshtë akuzat ne nje komunikim telefonik me gazetaren Armela Ferko në Fax News. Aty Harusha thotë se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër, por në burg.

Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin që është shpallur më i kërkuari në Belgjikë, po ai nuk mban përgjegjësi për aktivitetin që ai ka kryer në vende të tjera europiane.

INTERVISTA ME LUAN HARUSHA

Gazetarja Ferko: Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?

Deputeti Harusha: Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai ska qenë fare në zgjedhje

Gazetarja: Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-tës?

Deputeti Harusha: Jo ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë

Gazetarja: Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?

Deputeti Harusha: Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura